Aktualitet

Vodhi 1 mln lekë pronarit të exchange në Korçë, arrestohet i dyshuari. Person i dënuar më parë për kokainë dhe armëmb

7 Dhjetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Vodhi 1 mln lekë pronarit të exchange në Korçë,

KORCË– Policia ka vënë në pranga një nga autorët që dyshohet se kanë grabitur me dhunë pronarin e një pike exchange. Policia ka arrestuar Ilia Temon, i cili është me precedent të mëparshëm penale në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

31 vjeçari i cili ishte në arrest shtëpie iu është sekuestruar veshja që dyshohet se kishte përdorur gjatë ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Korçë, ku një pikë e këmbimit valutor ra pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18.  Nga të dhënat e policisë mësohet se autorët kanë vjedhur nga exchange 1.000.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

 Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 18, Korçë, ku i vodhën me dhunë, pronarit të një pike exchange 1.000.000 lek. Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. I arrestuari, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet veshja që dyshohet se ky shtetas përdori në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2020, në lagjen nr. 18, të qytetit të Korçës, ku dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lek, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit I. T., 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike). Shtetasi i mësipërm, është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes. Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilia temo vihet ne pranga ilia temo ilia temo vihet ne pranga ilia temo

Sondazh

Poll