Art&Argëtim

‘Nuk doja të vija në Tiranë, isha si Haidi’/ Soni Malaj flet për jetën e saj në Tropojë: Mblidhja gështenja dhe boro

7 Dhjetor 2020, 06:13 Nga DOSJA
‘Nuk doja të vija në Tiranë, isha si Haidi’/ Soni

TIRANË– Këngëtarja Soni Malaj ka treguar detaje nga fëmijëria e saj në qytetin e Tropojës, nga ku ka edhe origjinën e saj. Në një rrëfim për Ardit Gjebrean, ajo është shprehur se nuk kishte dashur që të shpërngulej në Tiranë, duke e krahasuar veten edhe me personazhin e njohur si “Haidi”.

PJESË NGA BISEDA:

Soni Malaj: Fëmijërinë time e kam kaluar në Tropojë deri në 9 vjeç, më pas jemi transferuar në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Çfarë bejë deri në 9 vjeç në Tropojë?

Soni Malaj: Mua më duket sikur jam akoma atje ngaqë kam kaluar një fëmijëri fantastike, mund të them që kam qenë Haidi që nuk donte të rrinte në qytet.

Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të rrije në Tiranë?

Soni Malaj: Jo, unë vija me pushime çdo herë, por atje ishte diçka shumë e bukur sepse në vjeshtë mblidhnim gështenja, kur vinte dimri ne bënim slitat, shkonim rrëshqisnim. Në verë ishim në bjeshkë, mblidhnim boronica, luanim me kuaj. Ëmbëlsira jonë e preferuar ishte borë me sheqer.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke marrë me vete nga Tropoja që nuk të ka ikur akoma.

Soni Malaj: Mendoj karakterin, forcën që gjej brenda vetes sa herë jam në vështirësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz soni malaj soni malaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Dhjetor 2020, 06:05

DashiNuk keni pse të shkoni diku tjetër për të gjetur atë që po kërkoni. Shihni rrotull, sepse jeta do të bëhet shumë më emocionuese.DemiVendosni nevojat e grup...