Art&Argëtim

Nuk i mbajnë këmbët nga alkooli! Konkurentët e Përputhen ‘harbohen’ në ditëlindjen e Melisës, nuk njohin lig

6 Dhjetor 2020, 22:06 Nga DOSJA
Nuk i mbajnë këmbët nga alkooli! Konkurentët e

TIRANË– Nëse të gjithë qytetarët janë të detyruar të shmangin grumbullimet, festat private, konferencat dhe tu përmbahen çdo rregulli të vendosur nga Këshilli i Ministrave, për personazhet publikë nuk është e njëjta gjë.

Grupi i të rinjve, pjesë e “Përputhen”, që janë bërë mjaft popullorë në rrjetet sociale, janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të festuar ditëlindjen e një prej konkurenteve, Melisa.

Vajza me flokët e kuqe e kaçurrelë, siç shihet në videon e publikuar nga Dosja.al e shijon mjaft atmosferën festive, bashkë me miqtë e saj, duke harruar kështu ekzistencën e Covid-19. Dhe kështu, pa distancë, në muzikë të lartë dhe ngjitur me njëri-tjetrin, konkurentët e emisionit televiziv, kanë shkelur hapur çdo rregull të vendosur për shkak të pandemisë.

Madje njërin prej tyre, Fatjonin siç duket nuk e mbajnë këmbët nga konsumi i tepërt i alkoolit. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa nga ana e Policisë nuk është me dije se është marrë ndonjë masë në lidhje me këtë shkelje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ditelindja e melises melisa lleshi perputhen ditelindja e melises melisa lleshi perputhen

Sondazh

Poll