Art&Argëtim

Kush s’i ka dhënë paratë Einxhel Shkirës? Moderatorja ndërpret bashkëpunimin me binjakët Veshaj, kunja publike për pag

6 Dhjetor 2020, 20:41 Nga DOSJA
Kush s’i ka dhënë paratë Einxhel Shkirës? Moderatorja

TIRANË– Moderatorja Einxhel Shkira ka ndërprerë bashkëpunimin e radhës në aspektin profesional. Me anë të një statusi në Insstatory, Shkira bëri me dije se nuk do të jetë me pjesë e “Binjakët show”, vetëm pak javë pas nisjes së transmetit të tij.

Edhe pse pa dhënë asnjë arsye për këtë shkëputje, largimi i Shkirës nuk mbeti pa u komentuar.

Në një rubrikë të krijuar nga vetë moderatorja në Instagram, ajo u pyet për motivet e ‘ndarjes’ me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj. Einxheli nuk ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjet që dha por la të nënkuptohej se arsyeja që kishte ikur nga ky program ishin pagesat, ose më saktë, mungesa e tyre…

E pyetur se çfarë dëshiron që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.

“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”- shkruan Einxheli.

Në një tjetër përgjigje, moderatorja shtoi dyshimet se ka qenë shkaku i pagesave që e ka larguar nga Vizion Plus teksa shtoi: Nuk dua të besoj më premtimet boshe, në aspektin professional, se në atë persona s’kam bërë gabime!

Statuset e Einxhel Shkirës

Nga kush është zhgënjyer kaq shumë profesionalisht Einxhel Shkira?

Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por brunja është një nga moderatoret më ‘të lëvizshme’ përsa u përket ndërrimit të ekraneve. Einxhel është parë fillimisht Intv, ku dhe spikati për energjinë e saj, por më pas nuk i ndali më ndryshimet. Ajo ishte në Top-Channel, AbcNews dhe së fundmi në Vizion Plus.

Çdo kontratë është lajmëruar me bujë nga ana e Einxhelit përmes profilit të saj në Instagram, dhe është mbyllur me shfaqjen e një zhgënjimi nga ana e moderatores kundrejt punëdhënësve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira einxhel shkira

Sondazh

Poll