Aktualitet

Dhimbje, lot dhe duartrokitje! I jepet lamtumira e fundit Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut

6 Dhjetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Dhimbje, lot dhe duartrokitje! I jepet lamtumira e fundit Presidentit të

TIRANË– Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliut i cili ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të komplikacioneve nga Covid.

Ishte nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu ai i cili ndau mbrëmjen e djeshme orën se kur do të shkojnë në varrezat e Sharrës për të përcjellë të ndjerin në banesën e fundit.

Homazhet u zhvilluan në ambientet e biznesit familjar, ku të pranishëm ishin gruaja dhe dy fëmijët e të ndjerit të cilët prisnin miqtë dhe kolegët e Hysenbelliut për të shprehur ngushëllimet e tyre.

Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Kasem Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në tetor të vitit 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ndërsa për vite me radhë drejtoi me përkushtim e sukses, media të rëndësishme mediatike, si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare.

I martuar, baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu do i mungojë familjes, por edhe të gjithëve që e njohën dhe punuan me të. Ndarja e parakohshme dhe e papritur e tij nga jeta ka sjellë reagimet e shumë gazetarëve, personaliteteve, miqve e kolegëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu fatmir hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 06:15

TIRANË– Dita e sotme do te jetë me mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura.Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmje...