Art&Argëtim

FOTOT e rralla/ Kamerat ushtarake kapin ajsbergun më të madh të botës në lundrim 

5 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
FOTOT e rralla/ Kamerat ushtarake kapin ajsbergun më të madh të

Një avion zbulimi RAF ka kapur imazhe të ajsbergut më të madh në botë ndërsa ishte nisur drejt ishullit të Gjeorgjisë Jugore.

Avioni transportues A400m fluturoi ulët mbi bllokun gjigand prej 4,200 km/kartorë, i njohur nga shkencëtarët si A68a, për të vëzhguar gjendjen e tij të pasigurtë. A400M kapi detaje të çarjeve brenda ajsbergut, si dhe mbetjet e akullit në ujërat përreth.

Sipas mediave të huaja, ajsbergu Antarktik është tashmë duke u zhvendosur drejt territorit britanik në Atlantik, Xhorxhia e Jugut. A68a është tashmë vetëm 200km larg ishullit dhe me shumë gjasa do të ngecë në cekësitë e tij bregdetare.

Forcat ajrore zbuluese britanike në jug të Atlantikut fluturuan rreth tij për të vlerësuar situatën.

“Sipas gjurmimeve satelitore, avionët A400M në kushtet e duhura të motit, do të afrohen më shumë ndaj ajsbergut për observime më të detajuara”, tha drejtuesi i skuadronit Michael Wilkinson.

Kur A68a u shkëput nga blloku akullnajor i Antarktikës në korrik 2017, ai ishte rreth 6000 km katrorë i gjerë. Megjithse tashmë me masë vetëm 4,200 km/katrorë, ai nuk duket se po humbet shumë, në kundërshtim me parashikimet.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ajsbergu me i madh ne bote ajsbergu me i madh ne bote

Sondazh

Poll