Art&Argëtim

‘Ç’janë këto emisione moj më qafsh?’/ Albana Osmani i shprehu “dashurinë” Mimoza Ahmetit, i kthehet komentuesja:

5 Dhjetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
‘Ç’janë këto emisione moj më qafsh?’/

TIRANË– Videoja e Mimoza Ahmetit është kthyer në “mollë sherri” mes moderatores Albana Osmani dhe një komentueseje. Moderatorja ka komentuar nën videon e shpërndarë në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë e saj për shkrimtaren.

Komentuesja ka parë mesazhin e Osmanit dhe i ka shkruar që të vendoste veten në vendin e moderatores Gerta Gixhari, duke shtuar se të gjithë emisionet varen nga reklamat. Mesazhit të gjatë të komentueses, moderatorja Osmani nuk i ka kthyer përgjigje.

REPLIKAT:

Albana Osmani: E dua!

Komentuesja: Çfarë ka këtu për të dashur? Ti Albana kur ishte moderatore dhe prezantoje nuk kishe reklama në emisionin tënd? Nuk kishte reklama në emisionin tënd? Do të pëlqente që një i ftuar të flistë ashtu për emisionin tënd? Nuk mund ta kuptoj sesa iu pëlqën shqiptarëve mëndjemadhësia, injoranca dhe ofendimet. Edhe sikur mos të bënte mirë punën e saj moderatorja, gjithësecili tregon kulturën dhe edukatën e tij. Mos të shkojë më nëpër ato emisione po nuk i pëlqen. Kushedi çfarë iu duket vetja. S’keni respekt për njerëzit.

Dje e ftuar në emisioni “Pasditja ime”, Gixhari ka lancuar reklamat në momentin kur Ahmeti po lexonte pjesë nga libri i saj. Ndërhyrja e ka revoltuar shkrimtaren, e cila nuk i ka kurser  kritikat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz albana osmani mimoza ahmeti albana osmani mimoza ahmeti

Sondazh

Poll