Politike

FOTOT/ Basha: Fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur

5 Dhjetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
FOTOT/ Basha: Fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po

KUKES- Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka rishpërndarë takimin që zhvilloi sot në Shishtavec dhe Novosejë dhe iu kërkon fermerëve të bashkohen më 25 prill për të ndryshuar realitetin. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se bujqësia shqiptare është në krizë të thellë, fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur.

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë, fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur.

Kosova dhe Maqedonia japin 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit. Edhe në këtë pandemi të COVID-19, Shqipëria ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan. Vendet e rajonit po shpërndajnë paketën e katërt të ndihmës për biznesin dhe qytetarët, ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë qindarkë që prej muajit maj.

Prodhuesit e patateve dhe blegtorët e Shishtavecit dhe Novosejt vuajnë pasojat e politikave të mbrapshta ekonomike të Edi Ramës në 7 vite. Ato kanë rrënuar prodhimin vendas dhe kanë favorizuar padrejtësisht monopolet e importit të ushqimeve.

Fermerët po shkurajohen nga kultivimi i tokës dhe mbarështimi i bagëtive. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por shpopulloi vendin duke përzënë 500 mijë shqiptarë – kryesisht të rinj – në sportelet e azilit në Europë.

Fermerët shqiptarë meritojnë më shumë. Meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete.

Boll më! Shqiptarët janë lodhur nga 7 vjet dështime dhe mashtrime. Është koha ta lëmë pas Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij, dhe ta ndryshojmë Shqipërinë. Të sjellim shpresë dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me fermeret lulzim basha basha me fermeret lulzim basha

Sondazh

Poll