Politike

Padia ndaj Xhaçkës/ Vokshi: SPAK të justifikojë besimin që i ka dhënë PD, i kemi kërkuar që…

4 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Padia ndaj Xhaçkës/ Vokshi: SPAK të justifikojë besimin

TIRANË– Ish- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, së fundmi ka folur sërish në lidhje me helikopterin ushtarak që ka përdorur, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, për të udhëtuar drejt Dibrës.

E ftuar në Oranews, Vokshi ka thënë se edhe pse PD ka depozituar ditën e sotme padinë ndaj minisres nuk ka bërë anjë lëvizje. Ajo ka shtuar se PD-ja i ka kërkuar SPAK-ut që të bëjë hetime të menjëhershme, të thella, profesionale dhe të paanshme.

 “Deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Kemi bërë për Teatrin, kemi bërë për tenderat sekretë, kemi bërë për dëmtimet e shkollave, për mënyrën si kanë abuzuar kryetarët e bashkive me qindra banesa për shkak të ndërtimit të dobët apo abuzimeve me lejet e ndërtimit. SPAK nuk ka reaguar. Kjo është një provë tjetër. Dhe ne i kemi kërkuar SPAK-ut që të bëjë hetime të menjëhershme, të thella, profesionale dhe të paanshme. Pra, të gjitha këto që ne përmendëm dhe këto janë vetëm disa prej kallëzimeve që kemi dërguar në SPAK janë prova dhe në një farë mënyre do të justifikonin besimin që PD ka patur në ngritjen e një strukture, e cila do të vinte drejtësi sa i përket zyrtarëve të përfshirë në afera korrupsioni apo të lidhur me krimin e organizuar. Deri më sot nuk e kanë justifikuar por gjithësesi ne i kemi mbështetur të gjithë prokurorët, kemi mbështetur punën e tyre dhe do vazhdojmë ta mbështesim në vijueshmëri. I kemi dhënë besim ne, i kanë dhënë besim partnerët ndërkombëtarë . Le të shpresojmë që i kemi dhënë ne si forcë politike të justifikohet herët a vonë.”– ka thënë Vokshi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 16:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar falje për shprehjen e përdorur mbrëmjen e djeshme teksa përballej me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj...