Politike

Jozefina Topalli: Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por s’e pyeta për partinë

4 Dhjetor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Jozefina Topalli: Me zotin Berisha kam një komunikim të

TIRANË– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka lancuar partinë e saj “Lëvizja për ndryshim”, me të cilën pritet që të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Topalli u shpreh se Partia Demokratike drejtohej nga një person me mentalitet enverist.

E pyetur nëse është konsultuar me Sali Berishën për partinë e re që krijoi, Topalli tha se me ish-kryeministrin ka komunikim të vazhdueshëm, por nuk i ka kërkuar mendim për vendimin e marrë për t’ju rikthyer politikës.

“Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por për vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe nuk kam biseduar dhe nuk e kam ndarë me të. Ka qenë korrekt kur ka thënë që zgjedhja është thelbi i lirisë. Nuk them se më ka mbështetur, as të kundërtën, por ka qenë korrekt si njeri që e di se çfarë do të thotë pluralizëm,”- tha ish-kryeparlamentarja.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 16:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar falje për shprehjen e përdorur mbrëmjen e djeshme teksa përballej me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj...