Bota

Qyteti i Romës pranë falimentimit, merren masa ndaj borxhit 12 miliardë eurosh

Qyteti i Romës është në prag falimentimi pas një borxhi prej 12 miliardë eurosh. Borxhi duhet rifinancuar me urgjencë për të evituar falimentimin në 2022.
Featured image of article: Qyteti i Romës pranë falimentimit, merren masa ndaj borxhit 12 miliardë eurosh Pamje nga Koloseu, Romë

ITALI- Partia Lega e Veriut dhe Lëvizja Pesë Yjet prej disa ditësh po zhvillojnë takime në përpjekje për të vendosur për një plan financiar shpëtimi për qytetin e Romës.

Në vitin 2008 nga Bashkia u mor një borxh prej 12 miliardë eurosh për të rikonstruktuar qytetin. Borxhi duhet rifinancuar me urgjencë për të evituar falimentimin në 2022.

Gjatë takimeve, marrëdhëniet mes partnerëve janë përkeqësuar edhe si pasojë e akuzave për ryshfete dhe lidhje me mafian. Nënsekretari i Legës së Veriut, Armando Siri u akuzua se ka marrë ryshfet nga një biznesmen siçilian me lidhje me mafian. Përtej debateve dy palët kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është paketa “Save Roma”?

Borxhi financiar do të kalojë nga administrata në shtet. Çdo vit 300 milionë euro do të jepen nga shteti dhe 200 milionë të tjera do të jepen nga qyteti. Një masë tjetër e marrë është që borxhi do të shpërndahet edhe në komunat përreth duke bërë që të kursehen 2 miliardë e gjysmë euro. Këto fonde mund të përdoren gjithashtu për të ulur tatimin mbi të ardhurat në Romë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment