Politike

Komunikimi me Ramën, Avdullah Hoti flet HAPUR: Varet prej nevojës, jemi korrdinuar bukur dhe mirë

4 Dhjetor 2020, 19:28 Nga DOSJA
Komunikimi me Ramën, Avdullah Hoti flet HAPUR: Varet prej nevojës,

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për marrëdhënien e qeverisë së tij me atë të Shqipërisë. Në një intervistë për “OraNews”, Hoti tha se kishte komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me kryeministrin Edi Rama por edhe me përfaqësuesit e opozitës.

Ai u shpreh se ka komunikim të vazhdueshëm me kreun e qeverisë shqiptare që ndryshon në varësi të problematikave të dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës kanë pasur episode por nuk ndikojnë. Komunikimi im me Ramën dhe përfaqësuesit e opozitës është i plotë dhe i përherëshëm, pa protokoll. Jemi dy vende komplimentare. Kontakte me Ramën? Varet prej nevojës, jemi korrdinuar bukur dhe mirë, konsultohemi për nismat regjionale. Kemi vendosur që t’i bashkohemi Mini-Shengenit. Besoj tek ky parim.“-u shpreh Hoti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 16:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar falje për shprehjen e përdorur mbrëmjen e djeshme teksa përballej me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj...