Politike

“Urime më në fund!”/Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Kosovë, Cakaj: Fond ndërshtetëror për mbështetje të shqiptar

4 Dhjetor 2020, 16:17 Nga DOSJA
“Urime më në fund!”/Nënshkruhet marrëveshja

SHQIPËRI– Është fiormosur marrëveshje mes Kosvës dhe Shqipërisë për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Marrëveshja është firmosur nga Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka firmosur në Prishtinë marrëveshjen me homologen e tij kosovare, Meliza-Haradinaj Stublla.

Dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë me fond të përbashkët për të mbështetur shqiptarët në shtetin fqinj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cakaj, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo marrëveshje  dëshmon bashkëpunimin e thellë në politikën e jashtme dhe marrjen e përgjegjësive për kujdes ndaj shqiptarëve në rajon.

POSTIMI I PLOTË: 

URIME MË NË FUND :

Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon.

Ndërkohë, pas takimit ka reaguar edhe, ministrja e jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është shprehur se si të gjitha komunitetet tjera të respektuara në Kosovë dhe në Serbi, edhe komuniteti shqiptar duhet të gëzojë të drejta në Serbi dhe në Mal të Zi.

“Si të gjitha komunitetet tjera të respektuara në Kosovë dhe në Serbi, edhe komuniteti shqiptar duhet të gëzojë të drejta në Serbi dhe në Mal të Zi dhe të mos diskriminohet skajshëm siç vazhdon të jetë gjendja sot”, tha Haradinaj-Stublla.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj meliza haradinaj stublla gent cakaj meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll