Aktualitet

Po kurohej në Turqi, ish kryebashkiaku i Elbasanit ndërron jetë në moshën 66-vjeçare nga Covid

4 Dhjetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Po kurohej në Turqi, ish kryebashkiaku i Elbasanit ndërron jetë

TIRANË– Ish kryebashkiaku i Elbasanit, Ëngjëll Dakli ka ndërruar jetë në moshën 66-vjecare si pasojë e koronavirusit.

Dakli ndodhej për kurim në Turqi mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Nuk dihet se prej sa kohësh ish kryebashkiaku vuante nga virusi.

Dakli, përfaqësues i PD, kishte drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000. Ai ka marrë dhe titullin ‘Qytetar nderi’ nga qyteti i Elbasanit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete engjell dakli nderron jete engjell dakli

Sondazh

Poll