Aktualitet

Plagosi Hilë Gjinin në sy të gruas dhe fëmijëve, lihet në burg 69-vjeçari, autori: Doja thjesht ta trembja

4 Dhjetor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Plagosi Hilë Gjinin në sy të gruas dhe fëmijëve, lihet

LEZHË– Gjergj Gjini, personi që plagosi Hilë Gjinin në Lezhë është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Vendimi është marrë gjatë seacnës së zhvilluar ditën e sotme.

Vetë 69-vjeçari ka mohuar të ketë pasur si qëllim vrasjen e Gjinit. Përpara trupit gjykues, ai ka rrëfyer se kanë pasur konflikte të herëpashershme me njëri-tjetrin dhe qëllimi i tij ishte vetëm ta trembte.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja, doja thjesht ta trembja. Kemi pasur konflikte të herëpashershme me njëri-tjetrin,”- ka rrëfyer 69-vjeçari. Por, pavarësisht pretendimeve, Gjykata e ka lënë në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të martës. Gjini po dërgonte fëmijët e tij në shkollë, kur fqinji i preu rrugën dhe e qëlloi me armë zjarri. E shoqja dhe fëmijët panë të gjithë horrorin por sërish u treguan mjaft të fortë. Ata u dolën para plumabve dhe arritën t’i merrnin amrën autorit duke shmangur tragjedinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin gjini hile gjini plagoset hile gjini gjin gjini hile gjini plagoset hile gjini

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 07:29

FIER– Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri! Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Fierit bëri me dije se janë sekuestruar prona dhe makina me vlerën e 1.5 mln e...