Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-deputetit/ Kastriot Islami përlotet kur kujton Marko Bellon: Pinim kafe përditë, mbrëmë më thanë se

4 Dhjetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e ish-deputetit/ Kastriot Islami përlotet kur kujton Marko

TIRANË– Ish-deputeti Kastriot Islami është prekur teksa ka kujtuar mes lotëve mikun e tij të ndjerë, Marko Bellon i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të COVID.

I prekur Islami ka treguar për ‘News24’ se mësonte diçka më shumë për shëndetin e Markos nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, duke qënë se i ndjeri po kurohej në shtetin turk.

Islami ka treguar se kur ka mësuar lajmin e hidhur nuk ka iu besua dhe u trondit shumë.

“Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia dolii dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë. Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë. Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. Marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”, tha Islami.

Kastriot Islami deklaroi se Marko Bello ishte një njeri me integritet dhe shok i rrallë.

Me Markon pimë një kafe përpara 3 javësh. nuk gjej fjalë për të shprehur këtë dhimbje. Ishte sëmurë fillimisht, ishte shtruar në Sanatorium, pastaj më thanë se ishte shtruar në Turqi. Më pas, kam biseduar me ambasadorin tonë në Turqi. Gjendja e tij së fundmi ishte me ulje e me ngritje. Mbrëmë më thanë se gjendja ishte shumë e rëndë. Mjeku paralajmëroi për gjendje të rëndë. Marko ishte lektor në universitet. Marko meriton të gjitha këto fjalë, janë të vërteta. Ishte një njeri i angazhuar, por nuk di të ketë pasur projekt politik. Familja e tij duhet të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen”, u shpreh ndër të tjera Islami.

Marko Bello u shua në Turqi në moshën 59-vjeçare. Ai kishte shkuar të kurohej nga Covid-19, por gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe nuk ia doli dot mbanë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot islami nderron jete marko bello kastriot islami nderron jete marko bello

Sondazh

Poll