Politike

Shkoi të kurohej në Turqi, ndërron jetë nga Covid-19 ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, kolegët: Na le në dh

4 Dhjetor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Shkoi të kurohej në Turqi, ndërron jetë nga Covid-19

TIRANË– Marko Bello, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ministër ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Mësohet se Bello ishte shtruar në një spital në Turqi ku po kurohej nga Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka bërë që ish-deputeti të humbasë jetën për shkak të infektimit me koronavirus.

Bello ka lindur në vitin 1961. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013 dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Marko Bello ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Rumani në periudhën 1997-2000,. Më pas ai ka mbajtur edhe detyrën e zv/ministrit të Mbrotjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Pas lajmit të hidhur kanë ardhur edhe reagime nga kolegët e Bellos. Lulzim Basha, Namik Dokle dhe Presidenti Ilir Meta kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marko bello nderron jete marko bello marko bello nderron jete marko bello

Sondazh

Poll