S’ka negociata për Shqipërinë! Rama i jep ZGJIDHJEN BE-së: Të na aprononin kornizën negociatore njëherë
3 Dhjetor 2020, 21:10Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me kushtet e paplotësuara për çeljen e negociatave. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama u shpreh se kushti për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ishte i padrejtë për shkak se gjithçka varej nga procesi i Vettingut. Sipas kreut të qeverisë, BE duhet të kishte aprovuar kornizën negociatore dhe me pas konferencën e parë ta bënin kur të bëhej funksionale Gjykata.
“Kushti për GJK është i padrejtë, nuk varet nga qeveria dhe as parlamenti për shkak të Vettingut. Holanda thotë ‘ligji i medias’, po ai është draft. Po themi që e tërheqin nuk do të dalin e të thotë u plotësua. Lufta me korrupsionin do të vazhdojë gjithë jetën. Na vlerëson vetëm Komisioni Europian. Pse presidenca gjermane ishte e gatshme deri dje për t’i çuar para të dyja vendet. Merkel nuk ka si e premton. Tek Maqedonia e Veriut, Holanda nuk është pengesë. Ndërkohë që ajo që ka thashë vlen. Franca nuk ka vënë asnjë kusht. Do të ishte e mjaftueshme që të thoshim aprovojnë kornizën negociatore dhe konferenca e parë do të bëhet kur të bëhet funksionale GJK. Pse nuk e thonë? Këto ca të tjera?,”-u shpreh Rama ndër të tjera.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri ka thënë se kanabisi është fenomeni më i godit...
TIRANË– Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ‘ka vënë me shpatulla pas muri’, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala i ka ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian janë hapur formalisht, por kemi ngecur tek kornizat nego...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me sekuestron e vendosur ndaj pasurive të Ylli Ndroqit. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama tha: Për sa i ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së fundmi ka folur krimin e organizuar, vrasjet dhe veprat e tjera penale si aksidentet apo kultivim lë...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se Tirana është një nga qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit. Sipas tij kjo është e...
PJESE NGA BISEDA:Edi Rama: Sipërmarrësit më merrnin në telefon. Më thoshin mos u tërhiq se na grinë me gjoba. Thelbi është që e kemi online të parregulluar. S...