Bota

“Jap llogari vetëm para Zotit”/ Shpërdoroi detyrën, dënohet me 2.6 vite burg ish-ministri nga Kosova

24 Prill 2019, 15:30 Nga DOSJA
“Jap llogari vetëm para Zotit”/ Shpërdoroi detyrën,

KOSOVË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shpërdorim detyre në rastin e njohur si ‘Stentat’.

Bashkë me Aganin, me dy vite burg është dënuar edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Gani Shabani.

Agani dhe ish-sekretari akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015. Të akuzuar për ‘Stetat’ janë mbi 50 persona të tjerë veç dy zyrtarëve të lartë. 

3 vjet më parë, ish-ministri Agani besonte se do t’i shpëtonte drejtësisë duke u shprehur se për akuzat ndaj tij do të jepte llogari vetëm para Zotit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ferid agani gani shabani ish-ministri denohet per shperdorim detyre kosove ferid agani gani shabani ish-ministri denohet per shperdorim detyre kosove

Sondazh

Poll