Bota

Itali/ Familjarët denoncojnë të dashurin e gjyshes 85-vjeçare: Bëjnë shumë seks

24 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA
Itali/ Familjarët denoncojnë të dashurin e gjyshes

BOLOGNA–Familjarët denoncojnë në komisariat të dashurin e gjyshes së tyre, 85-vjeçare se ai e shfrytëzon atë, pasi ata qëndrojnë shumë gjatë të mbyllur në dhomë.

“Nëna jonë është 85-vjeçe dhe vuan nga një sëmundje e trurit, por i dashuri i saj ka përfituar nga kjo gjë, ai e shfrytëzon atë për të bërë seks gjatë gjithë kohës edhe kur ne mundohemi ta mbajmë jashtë shtëpisë, ai sërish hyn brenda dhe mbyllen së bashku në dhomë.“- thanë fëmijët e gruas së moshuar në edicionin e ‘Il Resto del Carlino’.

Në mënyrë të dëshpëruar, familjarët e saj iu drejtuan komisariatit të policisë duke ngritur akuza për dhunë seksuale dhe shfrytëzim, pasi ajo vuan nga një sëmundje e trurit, ajo prej disa kohësh vuan nga demenca senile.

Të dy pleqtë janë njohur dy vite më parë, por kohët e fundit kanë filluar të takohen shpesh. Ata kanë treguar se kanë vendosur një kujdestar për gjyshen e tyre në shtëpi, por askush nuk arriti të frenojë kërkesën e të moshuarit për t’u mbyllur në dhomë me të dashurën 85- vjeçare. Sipas tij ai e ka kërkuar atë të qëndronin vetëm dhe të bënin seks rreth 3 ose 4 herë në ditë.

Burimi: Repubblica. it

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota femijet padisin te dashurin e gjyshes itali femijet padisin te dashurin e gjyshes itali

Sondazh

Poll