Aktualitet

Dalin fotot/ Ky është 47-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 4 plumba në lagjen më luksoze të Brazilit

3 Dhjetor 2020, 14:25 Nga DOSJA
Dalin fotot/ Ky është 47-vjeçari shqiptar që u ekzekutua

BRAZIL– Janë bërë publike fotot e Ilir Zelkës, 47 vjecari që u ekzekutua dy ditë më parë në një restorant në Brazil aty ku po konsumonte mëngjesin.

Shqiptari ishte ulur në një nga vendet më të pasura në Brazil. Identiteti i personi që qëlloi katër herë në drejtim të tij nuk është bërë ende i ditur, dhe kjo duket se do jetë pak e vështirë pasi ai mbante në kokë një kokore në ngjyrë rozë. Dosja.al ka siguruar fotot e viktimës.

Mediat braziliane kanë ndërtuar dhe skenën 3D të vrasjes së shqiptarit, aty ku shihet autori që largohet me motorr.

47-vjeçari Ilir Zelka është qëlluar me snajper teksa po hante mëngjes në një restorant në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit. Ai është vrarë me snajper nga një i ri, që e ka qëlluar dhe më pas ka braktisur mjetin e tip motoçlikletë. Nuk dihen ende detajet se përse është vrarë shqiptari, i cili nuk është i njohur në vendin tonë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir zelka vritet ilir zelka ilir zelka vritet ilir zelka

Sondazh

Poll