Politike

“Përfshihen në punë të pista”/ Lleshaj-Valterit: Ka dhe policë që vrasin, t’i lëmë pa pistoleta?

3 Dhjetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Përfshihen në punë të pista”/ Lleshaj-Valterit:

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj replikoi sot me deputetin Halit Valteri përsa i përket dekretit të Presidentit Ilir Meta për ligjin për Policinë e Shtetit. Në Kuvend, deputeti Valteri tha se nuk e ka pasur asnjëherë ‘qejf’ Metën si politikan, por duke parë se ç’po ndodhë ëhtë detyruar që ta pëlqejë.

“S’e kam pasur kurrë qejf Metën si politikan, por po na detyroni ta pëlqejmë. Kjo e ligjit për Policinë e Shtetit është zgjrim kompetencash. Nuk kemi siguri që do drejtohen zgjedhjet, ka policë të përfshirë në shumë çështje,”- tha Valteri.


Këtyre fjalëve, ministri Lleshaj iu oërgjigj duke bërë një paralelizëm. Lleshaj shtoi se ka vërtet policë dhe do të ketë, që përfshihen në gjëra të paligjshme. Ministri shtoi se kompetencat shkojnë bashkë me përgjegjësinë ligjore. Ai theksoi gjithashtu se ka edhe policë që mund të vrasin me armën e shërbimit, por jo për këtë arsye do të lihen pa pistoleta.

“Ka pasur sigurisht dhe do të ketë policë që përfshihen në punë të këqija. Kjo nuk do të thotë që kompetencat të mos u jepen sepse mund të keqpërdoret. Përshembull një polic ka kompetencë që të marrë armë, por mund të vrasë dikë në mënyrë të paligjshme. Çfarë të bëjmë? Të mos u lëmë armë? Kompetencat jepen bashkë me përgjegjësitë ligjore. Kështu është edhe për zgjedhjet, policia është për sigurinë e zgjedhjeve. More zotëri, policia varet nga ligji dhe jo nga Ministri i Brendshëm,”- tha Lleshaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri sander lleshaj seanca plenare 3 dhjetor 2020 halit valteri sander lleshaj seanca plenare 3 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 10:57

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria shqiptare. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha se nga lekët e marra, fa...