Politike

15 mln euro marrëveshje me BERZH/ Manastirliu: Do përdoren për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, do kemi pajisje sh

3 Dhjetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
15 mln euro marrëveshje me BERZH/ Manastirliu: Do përdoren për

TIRANË– Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për 15 milion eurot nga BERZH. Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se me këto para do të jenë në ndihmë të përballjes se sistemit shëndetësore me emergjencën e COVID-19.

Sipas Manastirliut, këto para do të ndihmojnë për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, në rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të, në rehabilitimin dhe fuqizimin e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

“Sot kemi një tjetër marrëveshje që do të diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencën COVID-19 aspektin e rëndësishëm të mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor. Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave. Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve. Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor. 15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv. Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias,”- tha Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 3 dhjetor 2020 ogerta manastirliu seanca plenare 3 dhjetor 2020

Sondazh

Poll