Politike

15 mln euro borxh nga BERZH për përballimin e Covid-19, marrëveshja fut në sherr Manastirliun me Hajdarin, deputetja: Po mer

3 Dhjetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
15 mln euro borxh nga BERZH për përballimin e Covid-19,

TIRANË– Kuvendi miratoi sot marrëveshjen me BERZH prej 15 milion eurosh. Gjatë seancës së sotme plenare, u miratua kjo marrëveshje me 94 vota pro dhe 4 kundër, e cila shkaktoi edhe debat mes ministres Ogerta Manastirliu e deputetes Rudina Hajdari. Manastirliu tha se këto para do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Por, Hajdari, shtoi se këto para mbushin vetëm xhepat e zyrtarëve dhe nuk ndihmojnë aspak qytetarët e prekur nga tërmeti dhe pandemia. Hajdari tha gjithashtu se këto para po merren për fushatë, pasi shuma që marrin qytetarët është shumë e vogël në krasim me borxhin. Debat shkaktoi edhe mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministres Elisa Spiroapli. Murrizi u shpreh se pavarësisht borxheve, familjet kanë marrë vetëm 170 euro ndihmë në muaj. Ndërsa Spiropali shtoi se buxheti nuk është “Sofra e Sudes”, teksa shtoi se projekti për rindërtimin që ka bërë qeveria shqiptare është më e mira e të gjitha kohërave.

Kuvendi miratoi edhe komisionin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Dosja.al raportoi dje dhe emrat që do përfaqësojnë palët në këtë komision. Ata do të jenë përfaqësues Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj ndërsa nga opozita parlamentare përfaqësuesit janë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për “Policinë e Shtetit” u rrëzua nga Kuvendi me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro. Ky dekret hapi debat mes ministrit Lleshaj dhe deputetit Halit Valteri. Ishte ky i fundit që akuzoi Lleshajn se po u jep kompetenca të tepërta efektivëve, pasi mes tyre ka edhe të kqëinj. Lleshaj e pohoi se ka efektivë policie që shkelin ligjin dhe bëjnë edhe krime me armën e shërbimit, pork jo nuk do të thotë që do t’i lënë ato pa piatoleta.

Më pas, fjalën e mori Balla, i cili tha se Meta bën sikur i do shumë efektivët e Polciisë së Shtetit, por në fakt, gjatë natës takohet me ish-efektivë të përfshirë në krime. Balla i bëri thirrje Metës që të mos mbajë më peng buxhetin e vitit 2021. Sot u miratua me 92 vota pro dhe 6 kundër edhe marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të ndërtojë 2 mijë shtëpi në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 3 dhjetor 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 3 dhjetor 2020

Sondazh

Poll