Sport

Përkeqësohet gjendja shëndetësore, portieri kuqezi Etrit Berisha shtrohet në spital

2 Dhjetor 2020, 15:22 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja shëndetësore, portieri kuqezi Etrit

ITALI – Lajme jo të mira vinë nga gadishulli Apenin. Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me skuadrën e Spalit, siç komunikoi klubi emilian, u shtruar në spital për mbikqyrje më të rreptë mjekësore, pas përkeqësimit të gjendjes së tij klinike.

Siç raportohet edhe nga mediat italiane, “gardiani” i kombëtares shqiptare ka rezultuar i infektuar nga Covid-19 që nga 27 nëntori dhe menjëherë është vet-izoluar për t’u kuruar në banesën e tij dhe shmangur kontaktet me të tjerët.

Por, mesa duket, kurimi dhe karantinimi i Berishës nuk ka qenë i mjafteshëm, duke diktuar nevojën e shtrimit të tij në spital, për të patur edhe një ndihmë dhe kujdes më të specializuar nga stafet mjekësore.

“SPAL komunikon se në vijim të pozitivitetit ndaj COVID-19 të konstatuar më 27 nëntor, portieri Etrit Berisha është shtruar në repartin e specializuar COVID-19 në spitalin e Komos për të bërë verifikimet klinike të rastit”, shkruhej në njoftimin të klubit emilian të Ferrarës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport etrit berisha gardiani i kombetares shqiptare kapiteni i kuqezinjve skuadra e ferrares skuadra emiliane spal etrit berisha gardiani i kombetares shqiptare kapiteni i kuqezinjve skuadra e ferrares skuadra emiliane spal

Sondazh

Poll

Sport 2 Dhjetor 2020, 10:41

Joakim Lëv shpallet “armik” në Gjermani…

GJERMANI – Trajneri Joakimi Lëv, edhe pse humbi 6-0 ndaj Spanjës për Nations League, u rikonfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit, në krye të pankinës së kom...

Sport 2 Dhjetor 2020, 09:34

MILANO-Misioni u realizua. Interi duhej të fitonte dhe suksesi erdhi. Tani kualifikimi do të luhet me Shakhtar Donetsk, edhe nëse fitorja mund të mos jetë e mja...