‘FAR-WEST’ në Elbasan! Grushta dhe sherr përplasje me armë zjarri, dalin PAMJET e ngjarjes që tronditi qytetin, kush nxo
ELBASAN– Dalin pamjet nga përplasja mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja, i cili është shpallur në kërkim dhe dy të prangosurve të tjerë, Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Në videon e siguruar nga “Euronews” shihet qartë që dy automjetet ishin të pozicionuara njëra pas tjetrës në një prej rrugëve të qytetit.
Para ishte mjeti tip “Ford”, brenda të cilit ndodhej Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa pas tyre ishte “Vis korçari”. Mesa duket bllokimi i rrugës nga tre të rinjtë ka nxehur gjakrat duke nisur një sherr mes tyre. Fillimisht gjithçka ka nisur me sharje dhe me ofendime, ndërsa më pas të rinjtë janë përplasur fizikisht. Tre të rinjtë që lëviznin me “Ford” janë afruar tek “Mazda” dhe për të mbrojtur veten Çaushllari ka nxjerrë armën e zjarrit.
Pa menduar dy herë Çaushllari ka qëlluar nga brenda makinës, duke lënë pas gëzhojën e gjetur nga grupi hetimor. Pasi ka trembur të rinjtë, ai ka dalë nga mjeti dhe ka vijuar të qëllojë por pa shënjestër. Kundërpërgjigjia nuk ka munguar as nga Qosja, i cili ka plagosur 28-vjeçarin me një plumb në shpatull. Pasi ka rënë në tokë prej plagës së marrë, tre të rinjtë janë afruar pranë tij dhe kanë filluar ta qëllojnë sërish me grushta. Për të shpëtuar prej tyre, ai është larguar me vrap, ndërsa të rinjtë kanë nxituar që ta ndjekin me makinë. Nga shpejtësia, të tre kanë shkuar tek Mazda, por kanë kuptuar gabimin dhe kanë marrë “Fordin”, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Nuk vonon shumë dhe pas largimit të tyre, në vendngjarje shfaqet një efektiv i Policisë Rrugore, por Elvis Çaushllari është nisur tashmë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku edhe është prangosur nga Policia. Ndërkohë që ende në kërkim është Qosja. Ky i fundit përflitet për herë të parë për ngjarje kriminale, ndërsa “Vis Korçari” akuzohet se është ushtar i një prej grupeve që operon prej disa dekadash në qytet.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi jo më larg se në muajin shkurtai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e rrahur brenda makinës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Gara do të mbyllet më 18 dhjetor! Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2 (DETAJET
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta për Covid-19 Burime për Dosja.al bëjën me dije se tenderi për t...
Mister ‘shkaku’ i plagosjes së Hilë Gjinit në Lezhë, autori: Më helmoi delet. 43-vjeçari konfuz: S’kam pasur konflik
LEZHË– Dëshmi kontradiktore lidhur me plagosjen e ndodhur në Lezhë dy ditë më parë. Autori i plagosjes së fqinjit të tij, 69-vjeçari Gjergj Gj...
Skualifikohet oferta e vetme, asnjë fitues për koncesionin 1.2 mld € të projektit Milot-Fier! Ministria e Infrastrukturës:
MILOT– Ka dështuar tenderi për të dhënë me koncesion “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kasha...
I dënuar për vrasje në Belgjikë/ Mbesa e 27-vjeçarit që u vra nga atentati në Vlorë u vërsulet mediave: Nuk është mom
VLORË- Ka folur mbesa e Beniamin Bezhanit, 27-vjeçarit të cilit iu bë atentat mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Në një postim që ka bërë në rrjetet social...
Si vidhen varëset e floririt në Tiranë… Rrëfimi i të resë: I fejuari im është përdorues i kokainës prej dy vitesh, k
Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjol...
Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: Regjistrohen 17 viktima dhe 705 raste të reja me Covid-19 në 14 orët e fundit
SHQIPËRI- 839 viktima, 18 mijë e 962 të infektuar aktivë dhe 19 mijë e 912 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....
Vjedhja spektakolare në Tiranë, dy vëllezërit grabisin varëset me vlerën e 8 milionë lekëve. Të veshur bukur, aspak të
Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjol...
GRABITJE në Sarandë! Hajdutët e maskuar thyejnë dyqanin, marrin dhjetëra ora dhe sende me vlerë, kamerat filmuan gjithçka
SARANDË– Dhjetëra ora dhe sende me vlerë janë grabitur në një biznes në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.Grab...
Pa maskë në rrugë, Kryemadhi shihet pas pazarit të ditës, mban në dorë petët e gatshme të byrekut
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sërish thyen rregullat. Kryemadhi ëshë fotografuar në rrugë pa maskë duke mbajtur në dorë peta të gatshme byre...