Art&Argëtim

Flamingot në Divjakë pajisen me unaza, fotografi i drejtohet autoriteteve: Çfarë kuptimi kanë?

24 Prill 2019, 12:58 Nga DOSJA
Flamingot në Divjakë pajisen me unaza, fotografi i drejtohet

Nga Laguna e Karavastasë çdo mëngjes Flamingot dhurojnë spektakël. Ngjyrat në pendët e tyre dhe harmonia me njeri-tjetrin shndërrohen në krijimet unike të fotografëve.

Shkrepjet e fundit janë bërë nga fotografi, Granit Hyseni, i cili i konsideron si miqtë e tij dhe ka pranuar që orët e para të mëngjesit të shkrepte foto pranë tyre.

Fotografi zbuloi se flamingot janë pajisur me disa unaza me kod dhe përmes një postimi në Facebook ai i është drejtuar autoriteteve përkatëse për të kuptuar se cila është kuptimi i këtyre kodeve.

Prill 2019. Mengjesi ne lagunen e Divjakes me gjen te zhytur afer bregut i shoqeruar me miq, mbi te gjitha, Flamingot po me dhuronin spektakel. Kesaj radhe perpos detajeve te shumta qe me kane treguar (detaje te cilat do ti prezantoj gjate diteve ne vijim), me treguan edhe per unazat me mbishkrimin WHTC. Tani i mbetet miqve te mi Altin Hila, Alketa Dianku Hila dhe drejtorit te parkut kombetar Divjake- Karavasta Z. Ardian Koci te bejne identifikimin e ketij kodi , me qe ishim bashke gjate shkrepjeve te ketyre fotografive.”- shkruan fotografi Granit Hyseni. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture flamingot ne divjake granit hyseni flamingot ne divjake granit hyseni

Sondazh

Poll