Art&Argëtim

‘Vuaj shumë, ndihem e pasigurt’, Selena Gomez rrëfen për gjendjen e rënduar psikologjike

24 Prill 2019, 12:23 Nga DOSJA
‘Vuaj shumë, ndihem e pasigurt’, Selena Gomez rrëfen

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez është rikthyer. Pas problemeve që përballoi, ajo u komentua gjatë në media, si edhe për pushimin që bëri nga skena dhe mjekimet që mori nga klinika për gjendjen e rënduar psikologjike.

Në një intervistë për Elle, këngëtarja 26-vjeçare diskuton se si stili i saj i të veshurit ndikon në mënyrën se si ndihet. “Nganjëherë jam shumë e pasigurt, e vuaj shumë kur nuk vishem rehat. Njerëzit duhet të ndihen rehat me veten. Asistentja ime vishet gjithmonë sport dhe ajo e dashuron atë stil, ndihet vetja. Ajo më ka frymëzuar shumë. “

Nëpërmjet këtyre momenteve të pasigurisë, Gomez është shprehur se misioni i saj do të jetë pikërisht ky, të inkurajojë gratë të ndihen vetja.

“Unë nuk do të isha në gjendje të bëja asgjë nëse nuk do të ishte për njerëzit që më mbështetën dhe kjo tingëllon si një klishe, por është e vërtetë. Kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë, përballem me momente shumë të  vështira gjithë kohën, por të jem e sinqertë po përpiqem shumë të jem më e mira për veten dhe të tjerët që më kanë si shembull.”- rrëfen Selena.

Ajo pohoi se e rëndësishme është që vajzat të njohin forcën në gjithçka, identitetin e tyre dhe shpirtin e tyre, të qëndrojnë brenda vetes dhe të kuptojnë që janë krejtësisht të forta ashtu siç janë.

Burimi: Aol.com

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elle selena gomez elle selena gomez

Sondazh

Poll