Politike

ZYRTARE: Shtyhen bisedimet, BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shpresat ngelen për në mars 2021

1 Dhjetor 2020, 12:21 Nga DOSJA
ZYRTARE: Shtyhen bisedimet, BE nuk hap negociatat me Shqipërinë,

BRUKSEL– Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të mos hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Gjatë, mbledhjes së sotme ata kanë vendosur që të shtyjnë hapjen e bisedimeve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat, por theksuan se ajo duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

“Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendim më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhet në vendimin e ambasadorëve, shkruan ‘euroneës’.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, u deklarua se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë.

Por cili ishte qendrimi i shteteve në mbledhje?

Italia sipas mediave të huaja, u përpoq të zbuste ‘gjuhën’ e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua. Ky draft do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.

Kur mund të miratohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe ME?

Marsi i vitit 2021 duket se është afati më i afërt që Shqipëria të nisë rrugëtimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike negociatat me be negociatat me be

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2020, 09:57

TIRANE– Një artikull i Deutche Welle me titull “Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?’,- zbulon se Gjermania por edhe...

Politike 1 Dhjetor 2020, 09:39

DURRËS–Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga ...