Politike

Situata e COVID/ Rama: Dimër i vështirë, s’përjashtohen masa të tjera shtrënguese. Largimi i të rinjëve? Edhe qeverinë gjermane të sjellësh këtu, nuk ndryshohet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram. Në bisedën e tij me një student, Rama ka folur lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve.
Featured image of article: Situata e COVID/ Rama: Dimër i vështirë, s’përjashtohen masa të tjera shtrënguese. Largimi i të rinjëve? Edhe qeverinë gjermane të sjellësh këtu, nuk ndryshohet Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situatës së Universiteteve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka folur për situatën në vend, duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së masave shtrënguese për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai shtoi se dimri do të jetë i vështirë, por lajmët për vaksinën kanë dhënë shpresë. 

Më tej, Rama shtoi se vendimet për ndjekjen e leksioneve të studentëve online i ka marrë Komitetit Teknik dhe për këtë arsye nuk mund të japë një datë se kur gjithçka do t’i rikthehet normalitetin. I pyetur për vaksinën, numri një i qeverisë u shpreh se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta siguruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund, Rama u pyet edhe për fenomenin e largimit të të rinjëve nga Shqipëria. Ai u shpreh se është një fenomen që ndodh edhe në vende të Bashkimit Europian, dhe nuk mund të shmanget. Megjithatë premtoi se në mandatin e tretë gjendja do të përmirësohet.

(k.m/dosja.al)

  • 17:09

    ‘Ç’do bëni për të mos i larguar të rinjtë nga vendi?’/ Rama mbetet: Edhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu nuk bëhet…Mendova se ishit profil falso

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, është përgjigjur lidhur me sigurimin e vaksinës anti-COVID-19. Ai u shpreh se qeveria ka nisur dskutimet për të siguruar vaksinën por ende nuk ka një datë konkrete.

    PJESË NGA BISEDA:

    Në valën e parë të pandemisë, ulët paketat e internetit, a do të ketë diçka të tillë?

    Edi Rama: Do shikojmë sa është mundur në këtë fazë.

    Është vënë re gjatë kohëve të fundit një numër i lartë i të rinjëve që duan të largohen jashtë vendit. Kërkoni mandatin e tretë, a keni një strategji për të ulur numrat?

    Edi Rama: Fenomeni i largimit nga vendi nuk është shqiptar por është shtrirë në të gjithë Europën ish-komuniste dhe disa vende të BE. Psh. rasti i Portugalisë që ka pasur një periudhë të mirë reformash por ka regjistruar një numër largimesh që është goxha i konsiderueshëm. Ndërkohë që rrëfejmë gjithë transformin. Është shumë i madhe dhe shumë tërheqës. Sigurisht që nuk ka formula magjike dhe receta fuqibërëse. Përgjigjia është që do të bëjmë më të mirën tonë. Sigurisht që Shqipëria, Gjermani dhe tërheqëse sa ajo nuk bëhet dot pavarësisht se kush drejton dhe qeverinë gjermane ta sjellësh këtu nuk i bind dot. Ne do përballemi deri në fund me këtë sfidë. Jam gati ta debatoj me këdo. Shqipëria që duam për të rinjtë duhet të jetë më e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës, prandaj na duhet edhe mandati i tretë. E mora me spekticizëm këtë ftesë por rezultoi që nuk ishte profil falso.

  • 17:22

    Kur do e marrim vaksinën? Rama jep DETAJE: S’kam datë … Jemi angazhuar për të mos mbetur mbrapa

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ku edhe ka folr lidhur me fenomenin e largimit të të rinjëve nga Shqipëria. Ai u shpreh se është një fenomen i njohur në vendet ish-komuniste, dhe se të rinjtë nuk mund të largohen edhe nëse qeveria gjermane të vijë dhe të drejtojë vendin tonë.

    PJESË NGA BISEDA:

    Mësimi online? Do qëndrojnë mbyllur Universitetet deri në pranverë?

    Edi Rama: Vendimet merren pak ditë më parë, nuk jemi në kushte normale. Po të ishte për të bërë diçka drastike dhe absolutisht 100% garantuese, do të thoshim që të gjithë mbyllemi në shtëpi deri kur të iki virusi. Është e pamundur! Jeta ka shumë eksigjenca. Është si ndeshje, ku nuk luan vetëm ti.

    Për mendimin tim, duhej bërë njoftimi më parë, e kuptoj çfarë thoni, por gjithsesi mendoj që mirë do të ishte të lajmërohej më herët për kursimin që studentët. Çfarë mendoni ju për situatën në vend dhe kur mendoni që do kalojë vala e dytë, na jepni pak më shumë informacion?

    Edi Rama: Sa i përket pjesës së parë, po më pyet diçka që nuk kam dëgjuar t’i japë përgjigje kush në botë. Për vaksinën kjo është risi pozitive në këtë mjergull sepse sjell armën për ta mbrojtur shëndetin nga ky virus. Jemi të fokusuar, është situatë e përgjithshme për të garantuar vaksinën ndërkohë që ka paqartësi të madhe. Ne jemi shumë të angazhuar me kontakte për të mos mbetur mbrapa. Nuk jap dot data, nuk kemi kontratë të nënshkruar. Jemi përfshirë në sistemet për të blerë vaksinën, por nuk ka një kontratë dhe afat të fiksuar. Por përpjekja jonë është që një orë e më parë të kemi mundësinë të vaksinojmë njerëzit.

  • 16:50

    ”Jemi duke kaluar më të keqen”/ Rama: Ky dimër do të jetë i vështirë, nuk përjashtohen masa të tjera shtrënguese

    Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram, ka thënë se në shumë aspekte më e keqja ka kaluar ndërkohë përsa i përket aspektit të pandemisë sipas Ramës jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Ai tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë shtrënguese duke qenë se sipas tij situata duket në ekuilibër, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim.

    “Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë. Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”.-tha ai. 

Një Koment në “Situata e COVID/ Rama: Dimër i vështirë, s’përjashtohen masa të tjera shtrënguese. Largimi i të rinjëve? Edhe qeverinë gjermane të sjellësh këtu, nuk ndryshohet

  1. Si nuk i vjen turp qe cdo deshtim e quan normale. Rilindja me ne krye E Ramen nuk ka lene gje pa vjedhur e tretersuar. Sigurisht, migracion do kete gjithmone por jo ne keto permasa.

Shto Koment