Aktualitet

Kapen në flagrancë duke transportuar lëndë drusore, procedohen penalisht 3 persona 

1 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
Kapen në flagrancë duke transportuar lëndë drusore,

TIRANË- Policia ka bërë me dije se kanë kapur në flagrancë tre persona duke transportuar lëndë drusore të paligjshme. Automjetet me lëndët drusore janë kapur në rrugën e Dajtit ku dhe janë sekuestruar në sasinë e provës materiale 12 metër kub lëndë drusore. Personat me iniciale S.H 25 vjeç, E.M 23 vjeç dhe L.C 54 vjeç, që po transportonin lëndët drusore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohen 3 mjete dhe lënda drusore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës. Në përfundim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll