Aktualitet

Dhunë fizike dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, policia e Durrësit arreston tre persona

1 Dhjetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Dhunë fizike dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, policia e

DURRËS-Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar 3 persona ditën e sotme për vepra penale të ndryshme. Personi me iniciale K.L 25 vjeç është arrestuar në flagrancë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij. Një tjetër i arrestuar është personi me iniciale B.Ç 46 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. I arrestuar i tretë është personi me iniciale D.M 21 vjeç i cili i ka dhënë makinës me pa leje drejtimi dhe ka përplasur një makinë tjetër.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale. D. M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll