Aktualitet

Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, bie në pranga një person

1 Dhjetor 2020, 08:24 Nga DOSJA
Transportonte lëndë drusore të prerë në

BERAT–Një automjet është bllokuar nga policia pasi po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Ai është proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Varur”, Berat, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. K., 33 vjeç banues në Starovë, Berat, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet transportonte lende druresore transportonte lende druresore

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2020, 07:34

TIRANË-Mjeku i njohur i Infektivit Tritan Kalo e ka nisur këtë muaj me një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.Ai i uron të gjithëve muaj të ...