Aktualitet

30 Nëntor 2020, 21:24 Nga DOSJA

TIRANË– Debat në studio për skulpturën e Skënderbeut, të vendosur disa ditë më parë në qendër të Prizrenit. Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me ekspertët në studio lidhur me shtatoren, pasi me tonë të ashpra ka dalë pro saj. 

Në një lidhje live me emisionin “Open”, Ngjela u “ngacmua” edhe nga historiani Marenglen Kasmi lidhur me prodhimin e autorit Sinan Aliaj.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:

Spartak Ngjela: Nuk e pranoj shkollën tuaj. Nuk më plas për mendimin tuaj. Nuk e pranoj shkollën tuaj, kam timen. Nuk e pranoj shkollën e muskujve. Duroni hani gjuhën me dhëmbë. Portreti do kritikë, jo realizëm socialist. Ka konceptin e një shënjtori. Problemi është që do ketë shumë vlerë, sepse ka linja. S’ka anatomi, është skulpturë moderne. Po e hoqe nga sheshi i shtohet vlera.

*Eni Vasili lexon deklaratën e autorit

Spartak Ngjela: Nuk duhet të shpjegohet se ka pasur frymëzim.

Eni Vasili: Ai akuzohet se ka bërë një Skënderbe pro turk.

Spartak Ngjela: Nuk ka fare Turqia pjesë. Ai i ka bërë prazomore perëndimore. Ore merrni ekspertët.

Eni Vasili: I kemi por ti nuk i pranon.

Marenglen Kasmi: Po flisni për heroin kombëtar të Shqiptarëve dhe duhet të shprehë disa veçori, nëse do të kishte qënë lakuriq do të të kishte pëlqyer?

Spartak Ngjela: Natyrisht, po flasim për vlera artistike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spartak ngjela statuja e skenderbeut ne prizren spartak ngjela statuja e skenderbeut ne prizren

Sondazh

Poll