Aktualitet

Statuja e Skënderbeut/ Kryekomunari i Prizrenit flet HAPUR: Edhe unë kam kritika, por më pëlqen se është ndryshe. Është

30 Nëntor 2020, 20:15 Nga DOSJA
Statuja e Skënderbeut/ Kryekomunari i Prizrenit flet HAPUR: Edhe unë

TIRANË– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur lidhur me skulpturat e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në qytetin që ai drejton. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se shtatoret e punuara kanë probleme me propocionet, megjathatë për Skënderbeun ka vlerësuar risinë dhe faktin që nuk është kopje e punimeve të tjera. 

PJESË NGA EMISIONI: 

Mytaher Haskuka: Për Ademin jam informuar nga mediat. Është vendosur në mjedis privat. nuk e kam parë dhe nuk kemi lidhje. Për Skënderbeun e kam parë. Është punim ndryshe. Jam informuar se është version i Skënderbeut të ri. Jo ajo që jemi mësuar.

Çfarë mendimi keni për shtatoret?

Mytaher Haskuka: Për Ademin, ka probleme me propocionet. Por këtu kanë shprehje artistike. E vlerësojnë më mirë artistët. Unë jam i kënaqur me Skënderbeut se është origjinale. Nuk është kopje se shprehja e një figure nuk është e mirë. Ka interpretime të ndryshme.

A është fyerje?

Mytaher Haskuka: Nuk pajtohem me ta. Kam parë që ka deformime me programe kompjuterike. E kam parë që dhe nuk kanë qënë dashamirëse.

Pra personalisht iu pëlqen?

Mytaher Haskuka: Edhe unë kam mendime kritike.Por nuk është ashtu siç është paraqitur në media. Është donacion dhe ne jemi falenderues për punën e bërë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mytaher haskuka statuja e skenderbeut ne prizren mytaher haskuka statuja e skenderbeut ne prizren

Sondazh

Poll