Art&Argëtim

Karrocën e djalit në duar/ Gold AG prek me fjalët për të birin: Mua më ka munguar babai, ty mos të mungoftë asgjë!(FOTO

30 Nëntor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Karrocën e djalit në duar/ Gold AG prek me fjalët për

KOSOVË– Reperi i njohur shqiptar nga Kosova Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është bërë me djalë dy ditë më parë. Reperi bëri me dije se se ia ka vendosur emrin djalit Gueril, pasi ka ardhur në jetë më 28 Nëntor, në ditën kur ka lindur dhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari.

Ndërkohë, së fundmi, Gold AG ka ndarë një foto ku shihet jashtë spitalit, teksa mban në dorë karrocën e djalit. Në një status krahas fotos ai ka falenderuar bashkëshorten, mjekët dhe të gjitha ata që e kanë ndihmuar në këto ditë të veçanta.

Por nuk kanë munguar as fjlaët emocionuese për të birin ku shkruan se  ai vetë u rrit pa baba, por për të birin e tij do të sigurohet që të mos i mungojë asgjë në jetë.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe 30.11.2020,” shkruan ai në postimin e tij.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gold ag gold ag

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Nëntor 2020, 09:51

Kola, një i besuar në kohë të vështira

Personazhi në foto është “Kola”. I punësuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, me një kombinim të veshjes qytetare te Shkodres me veshjen e malësorëve të mbi...