Art&Argëtim

Festoi ditëlindjen me 30 miqtë e saj, Rita Ora ‘kryqëzohet’ nga mediat ndërkombëtare, policia e zbuloi party-n teksa e

30 Nëntor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Festoi ditëlindjen me 30 miqtë e saj, Rita Ora

BRITANI E MADHE-Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është “kryqëzuar” nga mediat ndërkombëtare, për shkelje të ligjit në kohë pandemie ku mbajtja e festimeve është e ndaluar. Rita të shtunën së bashku me 30 miq të saj bëri një festë në Londër për të festuar 30-vjetorin e saj.

Në festë Rita kishte ftuar edhe personazhe të njohur si modelet Cara dhe Poppy Delevingne apo dhe gazetari Vas Morgan. Disa oficerë policie e zbuluan festën e Ritës dhe po e vështronin nga dritarja. Një banore e zones ku Rita bëri festën tha për Dailymail se numri i të ftuarve ishte i madh dhe të gjithë hynë nga dera e pasme në mënyrë që mos të zbuloheshin.

“Kishte një numër të ftuarish, dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte brenda dhe mos t’i shihte. Festa vazhdoi deri në orët e para,” tha një banore e zonës.

Ndërsa një nga pronarët e restorantit, i cili zotëron shumicën e aksioneve, është shprehur se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Ai tregoi se me këtë festë janë marrë ortakët e tjerë.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora rita ora feston ditelindjen ne pandemi rita ora rita ora feston ditelindjen ne pandemi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Nëntor 2020, 09:51

Kola, një i besuar në kohë të vështira

Personazhi në foto është “Kola”. I punësuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, me një kombinim të veshjes qytetare te Shkodres me veshjen e malësorëve të mbi...