Art&Argëtim

Ua prisnin që mos të zinin morra, Bledi Strakosha tregon detajin prekës: Ruaj flokët e mamit si kujtim, që nga koha kur shk

30 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Ua prisnin që mos të zinin morra, Bledi Strakosha tregon detajin

TIRANË– Bledi Strakosha ka treguar se ruan flokët e të ëmës si kujtim. I ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, Strakosha tregoi se grave, në kohën kur shkonin për zbor ua prisnin flokët që të mos zinin morra.

Edhe nënës së tij, ia kanë prerë, njësoj si grave të tjera, por që ai i ka ruajtur gërshetat, si një kujtim.

“Gjëja më e veçantë që kam në shtëpi është një kujtim nga ime më, që janë gërshetat e saj kur ka shkuar në zbor, por vajzat kur shkonin në zbor, i priteshin flokët që të mos zinin morra! Nuk ka më morra tani, por brezi i prindërve të mi ka qenë ai brezi që mezi lahej një herë në javë se ashtu ishte koha. Edhe ajo i kishte të gjata që e vogël, ia prenë gërshetat siç i kishte dhe nuk i ka zgjatur më flokët. I kam kujtim flokët tani,”- tregoi ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bledi strakosha bledi strakosha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Nëntor 2020, 09:51

Kola, një i besuar në kohë të vështira

Personazhi në foto është “Kola”. I punësuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, me një kombinim të veshjes qytetare te Shkodres me veshjen e malësorëve të mbi...