LIVE UPDATES
Editorial

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill 2019, 14:02 Nga DOSJA
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Dje, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshienca: pres një ofertë për ndërrim sistemi.

Them thellë nga subkoshienca, pasi në një moment më parakaluan para syve këto 30 vjet karikaturë e të ashtëqujturit ‘ kapitalizëm shqiptar’, që nga orët e stërgjata të pritjes së një rezultati zgjedhjesh çdo dy vjet, ndryshe dhe nga vendet që janë afërsisht në një stad ekonomik me ne në rajon e ku rezultati zgjedhjeve shpallet pa kontenstime brenda 24 orëve; që nga statistikat e vrasjeve ku mbi 70 % të tyre janë bërë për çështje pronash; që nga nga shkatërrimi dhe keqadministrimi i pasurive natyrore; që nga punonjës ish-kolegë të mi, operatorë apo shofera që kanë mbetur ekzaktësisht me të njëjtën rrogë si 15 vjet më parë e për t’u kthyer mbrapsht më erdhi ndërmend edhe ai skeçi i estradës që të gjithëve i ka ngelur në mendje ‘tanku i parë që do vijë në ndërmarrje ti do e marrësh’, kohë gjatë privatizimeve të famshme në vitet ’90 kur ‘po te qëlloje të ishe shitëse merrje një pjesë të dyqanit’, ndërsa nëqoftëse qëlloje të ishe profesor apo mjek nuk merrje dot në shtëpi as stilolapsin dhe as uniformën e punës.

Tashmë aspak irracionalisht:

PO, nga opozita pres një ofertë për ndërrim sistemi. Shqiptarët e thjeshtë, qofshin punëtorë, shtresë e mesme apo intelektualë, nuk mund të ngrohen më thjeshtë dhe vetëm me protesta përbri, përballë dhe/apo anash Kryeministrisë apo anash/përballë Parlamentit.

Nuk zgjidh gjë në Shekullin e 21 as hyrja me forcë në Kryeministri apo në Parlament për një ditë apo qoftë dhe një muaj. Ka ardhur koha që tabela ‘Rama IK’ nuk ka kuptim nëqofëse mbrapa nuk ka një kundërofertë të qartë me pika të sakta për ndërrim sistemi.

Djegia e mandateve, ky akt unikal i paprecedentë, që në fakt e nxjerr një pjesë të madhe të klasës politike jashtë sistemit (po t’i referohemi sondazheve të fundit ata mund të konsiderohen dhe shumicë), ka kuptim si i tillë, jo thjesht si një akt i fortë mosbindjeje civile apo përplasje civile, quajeni si të doni….asgjë nga këto nuk do kishte kuptim, siç nuk po ka, në fakt pa një broshurë jo vetëm në xhep dhe në mëndje, por mbi të gjitha në zemër, me pika dhe pakte të përcaktuara qartë për ndërrimin e një sistemi që është përçudnuar ndoshta më keq se çdo herë tjetër këtë mandat e gjysmë të Rilindjes, por që, për hir të së vërtetës nuk ka funksionuar në dobi të shumicës së shqiptarëve në këto 30 vjet.

Opozita shqiptare ka hedhur një hap më të madh se vetvetja dhe nuk ka asnjë akt tjetër, protestë a jo protestë, që ta ngrejë në lartësinë e këtij akti dhe në fakt t’i japë kuptim këtij akti si një akt jovetëvrasës përveç një oferte për ndërrim sistemi.

Nga ana tjetër do të ishte fatkeqësi e radhës për këtë popull të rraskapitur nga komunizmi dhe demokratura që të kishim thjeshtë një datë zgjedhjesh të parakohëshme dhe të kishim fitues qoftë një rilindas Rilindas apo një rilindas Demokrat, pa ndërruar gjë nga ky sistem që në fund të fundit prodhoi vetëm eksod.

Dëgjova dje rastësisht gjatë një ndërhyrje telefonike në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, të Ylli Rakipit, liderin e Partisë Demokratike që sikur i ka ca pika dhe ia ka prezantuar dhe të huajve që ka takuar.

Unë nuk e di çfarë janë këto pika, por kjo nuk është serioze, sepse të hartosh një ofertë për ndërrim sistemi krahas protestave, duhet të ulesh me njerëzit me çdo kategori dhe përpara se t’u thuash ‘të pres të shtunën në protestë’ duhet t’i kesh pyetur më parë çfarë duhet të ndërrojnë nga ky sistem dhe kur t’u thuash ‘të pres në protestë këtë fundjavë’, t’u kesh lënë në dorë dhe Manifestin për Ndërrimin e Sistemit e ndërkohë të kesh kërkuar falje dhe për pjesën tënde të mëkatit në gjithë këto vite tranzicion.

Është koha, madje është pak vonë që opozita të artikulojë qartë madje dhe si e sheh të ashtëquajturën qeveri të tranzicionit, sa gjatë duhet të rrijë ajo dhe çfarë duhet të marrë përsipër. A duhet të jetë një qeveri e përbërë nga eksponentë politikë apo jo?

Partiakë – ekspertë të fushave të ndryshme? A duhet të rrijë 6, 8 muaj apo një vit apo qoftë dhe më shumë për të përgatitur ofertën për ndërrimin e sistemit.

Fjala vjen, pas 30 viteve demokraturë unë nuk mund ta imagjinoj më Shqipërinë me një sistem zgjedhor ku votat i numërojnë militantët e partive politike dhe jo përshembull mjeket apo pedagogët.

Fjala vjen, unë nuk e kuptoj më dot Shqipërinë pas këtyre 30 viteve pa një Pakt të Madh për Eksodin, çka përkthehet në vetvete në një pakt të madh në luftën ndaj varfërisë dhe në fund të fundit në një Pakt të Madh të Administrimit të Burimeve dhe Pasurive Natyrore për të shkuar më tej, pse jo, dhe në një pakt të hapur kundra Oligarkisë.

Fakti që, me këto burime dhe pasuri natyrore jemi vendi i tretë nga fundi më i varfër në Europë duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Moldavinë flet shumë. Fjala vjen, përshembull pas 30 viteve mosfunksionimi unë nuk e imagjinoj dot që Kontrollin e Pasurisë si organ ta zgjedhin vetë politikanët, por mund të jetë një organ i zgjedhur nga populli.

Fjala vjen etj, etj…..

Kjo krizë e paprecedentë dhe unikale në llojin e vet, na ka hapur në fakt një horizont të madh mundësish për të ndërruar një sistem demokrature që nuk funksionoi këto 30 vjet, ndërkohë, pse jo, mund të na vërë për mirë edhe pse jemi një vend i vogël në qendër të një debati të madh botëror, që ka kohë që ka filluar për gjetjen e një rendi të ri botëror.

A e bëjmë dot, a kemi kapacitetet e duhura ta bëjmë? Nuk e di, por fillimisht le ta ëndërrojmë dhe t’i shkojmë pas atij që do tentojë ta realizojë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bejtja dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha andi bejtja dialogu opozite-qeveri djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2019, 15:32

A do ta ‘vrasë’ Rudina Azem Hajdarin?

Në një kohë kur deputetët e maxhorancës i shtrinin dorën opozitës që protestonte jashtë Kuvendit për Kodin Zgjedhor, Rudina Hajdari e humbi durimin.Disa herë u ...

Editorial 1 Prill 2019, 12:23

Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

Gent Cakaj, po mundohet të imponohet me vendime të forta, që shkaktojnë reagime, me qëllim përmirësimin e imazhit të rrënuar nga artikulimet defiçente në...

Editorial 30 Mars 2019, 13:34

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por m...

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme

Pjesmarrja e Berishës në Kuvend u refuzua/ Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!