"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ndërtimi i Velierës, historiani Zefi i jep lamtumirën historisë: Po hidhet shtresa e fundit e betonit mbi muret antike
4 Maj 2019, 11:16Nga DOSJA
DURRËS– Historiani Paulin Zefi i ka dhënë lamtumirën arkeologjisë pranë kullës Veneciane në Durrës, ku tashmë po ndërtohet Veliera. Në një status në rrjetet sociale Zefi ngre pikëpyetjen nëse shqiptarët e meritojnë të quhen pasardhës të ilirëve, në momentin që mbi mbi strukturat murale antike po hidhet beton.
Sipas historianit, askush përgjatë gjithë historisë, nuk e ka trajtuar atdheun kaq keq që po trajtohet në kohët e sotme.
Statusi i historianit Paulin Zefi
Lamtumirë gati 3.000 vite histori dhe arkeologji, jo vetëm shqiptare, por botërore.
Tani, live nga qyteti antik i Durrësit, pranë Torrës(Kullës) Veneciane, ndërkohë që po derdhet shtresa e fundit e betonit mbi strukturat murale antike dhe ato mesjetare mbi të cilat po ngrihet një përbindësh grotesk me emrin “Veliera”!!!…
A e meritojmë ne të quhemi pasardhës të Ilirëve?!…
*Shtet kot!….
*Ministri anti-Kulture!…
*Akademi “fosile” e Shkencave!…
*Shoqëri Civile pothuajse inekzistente!…
*Elitë politike fëlliqësirë!…
*Elitë intelektuale totalisht e padenjë!…
Asnjë pushtues përgjatë historisë, nuk e ka trajtuar Atdheun tonë në një mënyrë kaq barbare siç po e trajtojmë ne sot, pasardhësit e padenjë të Ilirëve..
Projekti Veliera i nisi punimet në vitin 2017. Kjo gjë bëri që aktivistët të ngriheshin në protestë dhe të kërkonin ndalimin e punimeve. Pavarësisht se Gjykata vendosi për pezullimin e punimeve, ato nuk u ndërprenë dhe protestat vijuan sërish.
Por në shkurt të vitit 2019 Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapë rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri tip pistoletë. Arrestimi është bërë pas informacione...
KURBIN– Dosja.al ka siguruar dëshminë e njërit prej autorëve të vrasjes së dy kushërinjve në Laç.Markel Bushi, njëri nga autorët, vëllai i Manuel Bushit,...
TIRANË- Pas afro një viti debat dhe protesta mes banorëve të Unazës së Re, Bashkisë Tiranë dhe qeverisë, kanë nisur tashmë punimet për të realizuar projekt...
Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14
KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...
GREQI– E fejuara e shqiptarit që u masakrua me thikë në burgun e Trikallasë ka përlotur rrjetin me dedikimin për dashurinë e saj të ndjerë. Vajza me origjinë ng...
GREQI– Dosja.al ka mësuar identitetin e shqiptarit që u masakrua me thikë në burgun e Trikallasë nga dy të burgosur rusë. Ai është 29-vjeçari Ergest Alij...
VLORE– Forcat Xheniere dhe polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni.Ministrja e ...
TIRANË– Akuzoheshin për mashtrim, arrestohen dy pronarët fiktivë që morën me letra false gjysmën e tokës së Spitalit të Traumës dhe biznesmeni i ndërtimit ...