“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Meta takon Di Maion: Italia, partner strategjik i Shqipërisë
2 Nëntor 2021, 09:56Nga DOSJA
ITALI– Presidenti Ilir Meta ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luogi Di Maio. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto ku shihet krah Di Maios në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.
Krah fotos, Meta shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane.
“Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″. Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat. Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve,”- shkruan Meta.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio. Rama ndodhet në Glascow të Skocisë aty ku po zhvillohet Samiti COP-26 p...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019. Mësohet se vendimi pritet të jep...
TIRANË-Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi pas daljes nga seanca në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit ka dhënë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital në Kadastër. Rama zbulon se nisma e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet ...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kreu i shoqatës së Bashkive, Jordan Daci u...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh mbrëmjen e djeshme në “ABC” se mes partisë drejtuar nga Monika Kryemadhi dhe Lu...
SHKUP– Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka ndarë bisedën e parë që ka pasur me shefin e kabinetit, Zoran Zaev. Në një intervistë për em...