LIVE UPDATES
Politike

ZHVILLIMET/ PD kërcënon me padi: Qeveria po manipulon votuesit, po u ndërrohet vendbanimi! Lleshaj: Duhet inteligjencë em ad

30 Shtator 2020, 10:01 Nga DOSJA
ZHVILLIMET/ PD kërcënon me padi: Qeveria po manipulon votuesit, po u

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se Partia Demokratike po bën gati padinë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe zytarë të tjerë, pasi sipas tij po manipulojnë listat e votuesve. Sipas Alibeajt, duke iu referuar invetigimit të emisionit “BOOM”,  që u publikua edhe një ditë më parë nga Gazmend Bardhi, qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

Ish-deputeti shkruan ndër të tjera se qeveria ka bërë një plan me pesë shtylla për manipulimin e zgjedhjeve dhe se sipas tij, janë shpërndarë formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.

Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.  Po merr në punë mijëra persona me kontratë të përkohshme. Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës,”- deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe një reagim nga vetë ministri Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, thekson se Enkelejd Alibeaj po mashtron opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare. Ai i bën thirrje ish-deputetit që nëse do të bëjë kallëzime, le të shkojë në Prokurori.

Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori,’– shprehet ndër të tjera ministri.

Më pas, në të njëjtën vijë denoncimesh, ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se bashkitë po i shërbejnë Partisë Socialiste. Sipas Çupit, në Dibër, ku popullsia sa vjen e ulet, numri i të punësuarve në administratë po rritet. Sipas ish-deputetes, në këtë mënyrë njerëzit po mashtrohen me vende pune afatshkurtër, në këmbim të votave.

Pas Çupit, ka ardhur edhe një tjetër reagim nga Ministri Lleshaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ajo që PD-ja e konsideron operacion kriminal të qeverisë për ndryshimin e listave të zgjedhësve, nuk është ashtu. Sipas ministrit, vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.

Deklarata e plotë e Alibeajt

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve. Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjne civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm I Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi. Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera. Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shperndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri – tjetri, pa kurrëfarë shkaku apo arsye. Le të ndjekim një fragment nga dëshmitë e qytetarëve të denoncuar në emisionin “Boom”. Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të të njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Duke marrë për bazë listat e atyre qe votuan në 2019-ën, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-ën dhe refuzuan farsën e 2019-ës, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’ju pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta. Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore: • Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
• Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.  • Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.  • Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme  • Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës. Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë. Me instrumentat ligjore, te auditimit të gjendjes civile dhe listave zgjedhore do të bëjmë të dështojë plani i Edi Ramës për t’u hequr të drejtën qytetarëve të votojnë. Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!

Reagimi i plotë i Lleshajt

Një zëdhënës i PD nxitoi të reagonte shpejt, pra edhe gabim, për statusin tim lidhur me listat e zgjedhësve. E vetmja gjë me vlerë në atë reagim ishte një fjali e huazuar që thotë se injoranca nuk është alibi. Absolutisht kështu është: injoranca nuk mund të jetë alibi. Nëse zëdhënësi ende nuk e di diferencën mes konceptit të vendbanimit dhe atij të adresës, është mirë të lexojë vetëm nenin 1/1 të Ligjit për Sistemin e Adresave ku thuhet: “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë. Duhet inteligjencë minimale për të kuptuar se neni 46 i Kodit Zgjedhor nuk preket aspak. Ai kërkon që listat të dalin në bazë të vendbanimit dhe ato do të dalin ekzaktësisht siç përcakton ky nen, në bazë të VENDBANIMIT. Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi. Shumë qytetarë kanë të njëjtin vendbanim, si për shembull Tiranë, por ata kanë adresa të ndryshme brenda këtij vendbanimi. Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave. Vendosja e adresave NUK e ndryshon vendbanimin. Ajo vetëm sa e zbardh atë. Vendosja e një numri në derë nuk e lëviz as derën dhe as shtëpinë nga vendi. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri. Vendosja e këtij sistemi vetëm sa na afron më shumë me standardet e vendeve të qytetëruara. Të gjithë kanë nevojë të kenë një adresë. Duhet të shkëputemi nga tendencat për ta mbajtur shoqërinë në një stad paraurban, pa shtet, pa identitet, pa adresë apo pa dinjitet.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile enkelejd alibeaj pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile

Sondazh

Poll
Politike 30 Shtator 2020, 09:58

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “trans...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen