LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë aktive flaka në Oroshit, kërkohet ndihmë nga ushtria

• Sërish vatra zjarri në Shqipëri. •Zjarri në fshatin Piraj të Lezhës është arritur që të vihet nën kontroll dhe është shuar plotësisht rreth orës 4 të mëngjesit. •Por ka shkaktuar dëme të mëdha. • Flakët kanë shkrumbuar pemëtari dhe vreshtari. •Fatmirësisht kanë shpëtuar pa u dëmtuar kisha dhe varrezat e fshatit. •Po ashtu, nuk ka banesa të dëmtuara. • Një vatër aktive është dhe në Orosh. •Zjarri ka disa ditë që është aktiv, por sot është kërkuar ndihma e ushtrisë ku 50 forca pritet të mbërrijnë në terren për shuarjen e flakëve. •Edhe në Vlorë zjarri nuk mungon. •Në 24 orët e fundit në Vlorë ka pasur disa vatra zjarresh në fshatin Dëllenjë, Delisuf dhe të hidrovori në Akerni. •Në Hidrovor janë djegur 750 hendek bari, ndërsa zjarri mendohet se është i qëllimshëm. • Në Delisuf u dogj një sipërfaqe pyjesh dhe shkurresh.• Një zjarr masiv ka përfshirë varrezat në Durrës ku dyshohet të jetë shkaktuar nga ndezja e qirinjve • Lezha vijon të përjetojë një situatë të vështirë nga zjarret, disa banesa dhe një karburant janë në rrezik nga afrimi i flakëve • Është përkeqësuar situata nga zjarret në Lezhë, sipas informacioneve zjarri ka depërtuar në pjesën e masivit pyjor të fshatit Balldre ku ka dhe shërthime municionesh, zjarrfiksit e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor • Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Balldre të Lezhës, në ndihmë të zjarrëfiksve kanë shkuar dhe 60 ushtarë • Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për mediat ditën e sotme ku ka bërë dhe një pasqyrim të situates, sipas zv.ministres Dallëndyshe Bici nuk rrezikohet asnjë banesë nga zjarret, ndërsa vijon puna për shuarjen e vatrave aktive

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Zjarr në brendësi të fshatit Vuno, zjarrëfikësit në vendngjarje

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Zjarr

VLORË- Ditën e sotme ka nisur një zjarr brenda fshatit Vuno të Vlorës. Zjarri i përmasave të mëdha është konstatuar pranë banesave të zonës.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani raportohet se zjarri është nën kontroll.

4 VITE ME PARE

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes, situata nën kontroll, po bëhet çdo përpjekje për shuarjen e vatrave aktive

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Dallëndyshe Bici

TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë e rëndë, ka ende vatra aktive në Balldre të Lezhës si dhe në lagjen 'Nënë Tereza' ku rrezikoheshin dhe banesat. Me anë të një deklarate për mediat zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici bëri një përmbledhje të situates si dhe deklaroi që disa vatra janë shuar. Ndërkohë sipas Bicit po punohet me të gjitha kapacitetet që vatrat që janë ende të aktive të vihen nën kontroll.

"Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos", tha Bici.

Dallëndyshe Bici: Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.
Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.
Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.
Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.
Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.
Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.
Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.
Në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.
Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.
U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Situata nga zjarret në vend vijon ende të jetë kritike, ka ende vatra aktive dhe pse duket sikur janë neutralizuar por që rreziku i riaktivizimeve mbetet i lartë. 

4 VITE ME PARE

LEZHË/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Balldre, zjarrfiksit dhe ushtarët në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Ushtarët që ndodhen pranë vatrave të zjarreve

LEZHË- Pas një beteje të gjatë ditën e djeshme, është riaktivizuar sërish zjarri tek një terren me pisha te kthesa e Balldrenit në Lezhë. Vatra e zjarrit për momentin ka intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për shtëpitë. Tre zjarrfikëse dhe 60 ushtarakë që mbështesin forcat zjarrfikëse po punojnë në zonë për shuarjen e flakëve. 

Ana veriore është vënë nën kontroll dhe puna është përqëndruar tek zjarri në pjesën perëndimore.

 

4 VITE ME PARE

Përkeqësohet situata në Lezhë, krahas flakëve ka shpërthime municionesh, zjarrfiksit nuk ndërhyjnë dot

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Pamje nga zjarri në Lezhë

LEZHË-  Zjarri i rënë prej 24 orësh në kurorën me pisha në dalje të qytetit të Lezhës ka depërtuar në pjesën e masivit pyjor të fshatit Balldre. Ndikuar nga era dhe bimësia e madhe në zonë zjarri ka përshkuar një pjesë të madhe të malit, duke rrezikuar dhe disa banesa.

Situata bëhet më e rrezikshme pasi krahas flakëve në zonë ka edhe shpërthime municionesh luftarake.

Situata nga zjarret në vend mbetet e rëndë. Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

4 VITE ME PARE

VD-Zjarr në varrezat e Durrësit, shkak dyshohet ndezja e qirinjve

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Pamje nga varrezat e Durrësit

DURRËS- Një vatër e re zjarri është aktivizuar në varrezat e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ndezja e qirinjve nga familjarët që shkojnë të kujtojnë të dashurit e tyre dyshohet të jetë shkaku i zjarrit të rënë në varreza.

Megjithatë përveç qirinjve që lihen ndezur mbi varre, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm për të djegur bimësinë mes varreve.

Por mbetet që Policia ta vërtetojë se ç’ka ndodhur, ndërkohë që aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

4 VITE ME PARE

VD-Situatë e rëndë nga zjarret në Lezhë, rrezikohen banesat dhe një karburant aty pranë

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Zjarrfikset

LEZHË- Vijon të jetë poroblematike situata nga zjarret në Lezhë. Flakët që po shkrumbojnë masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës ndodhen shumë pranë banesave duke rrezikuar dhe njërën prej tyre. Zjarrfiksit të ndihmuar dhe nga banorët e zonë dhe autoritetet e tjera po bëjnë çdo përpjekje për lokalizimin e flakëve pasi rrezikohet dhe një karburant aty pranë. 

Situata nga zjarret në vend mbetet e rëndë. Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

 

4 VITE ME PARE

“Situata është dramatike”/ Riaktivizimi i vatrave, Prefekti i Lezhës: Ka pasur shpërthime municionesh

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Zjarri në Lezhë

LEZHË- Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi ka treguar se situata me zjarret pas riaktivizimit gjatë ditës së sotme është dramatike. Ai u shpreh se ka pasur shpërthime municionesh dhe shprehu bindjen se në këtë zonë zjarri është vënë qëllimisht. Prefekti i Lezhës tha se situata po përballohet me vështirësi, por ia kanë dalë me sukses të mos lejohet dëmtimi i banesave apo bizneseve, si edhe të mos ketë të lënduar në njerëz.

“Situata është dramatike, por me gjithë masat që kemi marrë me bashkinë Lezhës, emergjencat civile është në përmirësim. Dje pasdite ka pasur intensitet të flakëve të ndikuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. S’kemi pasur djegie të banesave apo lëndime në njerëz. Ka pasur shpërthime të municioneve të ndryshme, që janë vendosur nga banorë të zonës. Në operacion janë 5 zjarrfikëse, janë ndarë në dy grupe. Dy vatra që rrezikonin banesat u vendos në kontroll, situata është optimiste.

Patjetër që vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, kemi 3 ditë në zonën Roshit në Mirditë, po luftohet me zjarrfikëse dhe atje rezultatet janë pozitive. Ndërsa këtu kemi 4 vatra zjarri. Po e përballojmë me vështirësi por me sukses. Ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e nevojshme. Pavarësisht përkeqësimit të orëve të fundit, situata ka qenë në kontroll,”- tha ai.

Ndërkohë që aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

4 VITE ME PARE

Zjarr i madh në Kepin e Rodonit, nuk dihen shkaqet, flakët favorizohen nga era

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë

DURRËS- Zjarr në Kepin e Rodonit. Vatra e flakës vazhdon të jetë aktive teksa mungesa e rrugës vështirëson ndërhyrjen nga toka të mjeteve zjarrfikëse.

Ndërkohë që aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

 

4 VITE ME PARE

VD-Lezhë, riaktivizohet zjarri në pyllin në dalje të qytetit, rrezikojnë banesat dhe bizneset

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Pamje nga zjarri në Lezhë

LEZHË- Riaktivizohet zjarri në pyllin në dalje të qytetit. Flakët e zjarrit kanë rënë tek pyll në dalje të qytetit duke rrezikuar kështu banesat dhe bizneset. Ndërkohë që edhe era ka favorizuar në rindezjen e zjarrit, ku po digjet një pjesë e kurorës me pisha. Tani në pranë vatrës së zjarrit janë zjarrfikësit dhe strukturat lokale po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

4 VITE ME PARE

Zjarr në disa fshatra në Vlorë, digjen 750 hendek bari, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Zjarre në Shqipëri/ Shuhet vatra e zjarrit në Piraj, 3 ditë
Zjarr

VLORË- Flakët e zjarrit kanë përpirë në 24 orët e fundit barishte në fshatin Dëllenjë, Delisuf dhe të hidrovori në Akerni.

Në Hidrovor janë djegur 750 hendek bari, ndërsa zjarri mendohet se është i qëllimshëm, pasi të njëjtit person i kanë djegur dhe 2000 hendek me barë. Ndërsa në fshatin Delisuf, u dogj një sipërfaqe pyjesh dhe shkurresh.

Vatra e zjarrit e cila është ende aktive në vend është ajo në fshatin Piraj të Njësisë Administrative Blinisht të Bashkisë Lezhë.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit