LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të caktuar datën, Meta: Të vendoset sa më parë

• Zgjedhjet lokale të vitit 2023 ende pa datë. • Presidenti Bajram Begaj ka nisur me konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale me partitë politike. • Fillimisht Begaj është takuar mëngjesin e sotëm me deputetin Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. • Më pas, Presidenti ka pritur në zyrë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta pas takimit u shpreh se e rëndësishme është që data të vendoset sa më parë dhe që të nisin edhe përgatitjet për zgjedhjet. • Ndërkohë që në orën 13:00, Begaj është takuar me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën. • Mediu ka folur për mediat pas takimit, duke theksuar se ata kanë menduar datën 14 maj si më të përshtatshmen për të mbajtur zgjedhjet• Pas takimeve të sotme, nesër në orën 18:00, Begaj do takohet edhe me Enkelejd Alibeajn. • Ndërkohë që ende nuk ka ende një datë për takimin me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Ballën. • Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi me Begajn, Mediu: Menduam datën 14 maj për zgjedhjet lokale

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të
Fatmir Mediu

TIRANË- Takimi i Presidentit Bajram Begaj me krerët e partive opozitare për vendosjen e datës së zgjedhjeve lokale ka përfunduar. Pas përfundimit të takimit, ka qenë Fatmir Mediun që ka folur duke thënë se ata kanë menduar si datën 14 maj më të mirën për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu.

Në takim së bashku me Mediun ka qenë edhe Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

3 VITE ME PARE

 Zgjedhjet lokale, nis takimi i Presidentit Begaj me krerët e grupeve parlamentare

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në zyrë sot krerët e grupeve parlamentare dhe krerët e partive të vogla, për diskutimin mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Mësohet se në takim ka shkuar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i PAA Agron Duka.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet lokale, Meta pas takimit me Begajn: E rëndësishme që data të vendoset sa më parë

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se data për zgjedhjet lokale duhet të shpallet në respekt të afateve kushtetuese. Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Meta tha se data për zgjedhjet i kalon Presidentit, ndërkohë që shtoi se duhet të vendoset sa më parë.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore. E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithçka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor. Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies. Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj”, tha Meta.

3 VITE ME PARE

Data e zgjedhjeve lokale, Presidenti Begaj pret Metën në Presidencë

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka pritur në presidencë sot kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se takimi mes tyre po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Para takimit me Begajn, Meta u takua mëngjesin e sotëm me kreun e PD-së Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

3 VITE ME PARE

Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj thërret krerët e grupeve parlamentare

'Lokalet 2023'/ Begaj takohet me opozitën për të
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka thirrur në takim mesditen e sotme krerët e grupeve parlamentare, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën, me të cilët do të diskutohet për datën e zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë që me Enkelejd Alibeaj, i cili përfaqëson një pjesë të deputetëve demokratëve Begaj do të takohet ditën e nesërme në orën 18.00. 

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

bajram begaj zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen