LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot për të ardhmen! Rama: Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit pas nisjes së procesit të votimit. • Berisha ka pyetur njishat e tij, demokratët nëse janë gati. • Edhe kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë në këtë ditë zgjedhore. • Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se sot është dita e Shqipëris. • Ai shton se shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. • Gjithashtu Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë. • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me bashkëshortin e saj. • Pas votimit Spiropali ka folur shkurtimisht para mediave teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të tregojnë që janë evropiane. • Ajo theksoi që ata të votojnë me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata elektorale. • Edhe drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me vajzën e tij të madhe. •Basha teksa po fuste në kuti fletën e votimit bëri me dorë numrin 4 ku më pas u "qortua" nga komisionetët të cilët i thanë se nuk lejohet. • Pasi doli nga qendra e votimit ai bëri me dije se vajza e tij e madhe, Dafina votoi për herë të parë ndërsa u bëri thirrje të veçantë të rinjve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

38 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Zgjedhjet e sotme tepër të rëndësishme!" Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato: Po bëj vëzhgim zgjedhor, ishim informacione edhe për bandat...

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Silvio Gonzato

FIER- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka vizituar sot Prokurorinë e Fierit. Gonzato ka theksuar para mediave rëndësinë e veçantë që mbart procesi zgjedhor i sotëm, veçanërisht pas hapjes së negociatave me BE-në. Ai tha se ishte më herët në Durrës për shkak të informacionit mbi aktivitetin e bandave dhe u zhvendos në Fier për të ndjekur situatën nga afër. 

"Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit.

Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetëm në Tiranë. Isha në Durrës isha, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu", tha Ambasadori.

1 MUAJ ME PARE

“Vota, mundësia dhe e drejta juaj!" Topalli drejtuar qytetarëve: Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë mendoni

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Jozefina Topalli

TIRANA- Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli në një deklaratë për shtyp iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Topalli tha se qytetarët kanë një fuqi edhe më të madhe nga çfarë mendojnë. Ajo shtoi se vota është mundësia dhe e drejta e qytetarëve për një kthesë historike. Gjithashtu Topalli tha se dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite. 

DEKLARATË PËR MEDIA E DELEGUARA POLITIKE PËR DIASPORËN, JOZEFINA TOPALLI:

Sot është një ditë e bukur, dhe edhe më e bukur bëhet kur shqiptarët, dalin dhe votojnë me dinjitet dhe me zemër. Kanë mbetur edhe 2-3 orë, dhe fjala kyçe në të tilla raste është: votoni, votoni, votoni. Mos e nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi edhe më të madhe nga ç’mendoni. Dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite. Atë ditë, siç është dita e sotme, ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese të madhe historike. Ndaj, hyni tek ajo derë, votoni, sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por ajo është edhe një përgjegjësi.

Në të njëjtën kohë, me këtë rast, duhet të falënderoj pa dyshim mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët jo vetëm janë regjistruar dhe kanë votuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë masive me votën e tyre për një kthesë historike. Gjatë periudhës së kaluar, por edhe sot, me mijëra kanë ardhur dhe nuk kanë ardhur thjesht për të sjellë një votë. Ata kanë ardhur për të sjellë një mesazh, jo vetëm patriotizmi, por një mesazh për të gjithë shqiptarët se ditën që vendi ka nevojë për ta, ata janë këtu dhe dinë si të votojnë.

1 MUAJ ME PARE

"Merrni me vete një të afërm, mik, fqinj dhe votoni!" PS drejtuar qytetarëve: Vota juaj është fuqia juaj

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Silda Çepe

TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Çepe tha se vota është fuqia e qytetarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin me vete një të afërm, një mik, një fqinj dhe të votojnë për Shqipërinë që meritojnë.

Deklarata e zëdhënëses për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe:

Të nderuar qytetarë,

Deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë – dhe çdo votë e juaja ka rëndësi. Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë, secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të ecë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur.
 
Prandaj: I bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne e babai, gjysheje e gjyshi që të mendojnë për fëmijët e nipërit e tyre e të votojnë. I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi e çdo profesionisti, çdo punëtori e fermeri  që me djersën e mundin e tyre e kanë çuar këtë vend përpara që të dalin e të votojnë.
 
I bëjmë thirrje të rinjve e të rejave që besojnë tek Shqipëria moderne e europiane që të dalin të votojnë. Votoni! Dilni dhe votoni! Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj – dhe votoni për Shqipërinë që meritoni. Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë.

1 MUAJ ME PARE

"Lërini qytetarët të lirë!" Partia e Lirisë: Ka raste të përsëritura të intimidimit të votuesve nga patronazhistët

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Arla Merja

TIRANA- Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Arla Merja ka bërë një deklaratë për mediat ku tha se ka raste të përsëritura të intimidimit të votuesve nga patronazhistët e PS-së. Merja tha se kjo sjellje është një shkelje flagrante e parimeve demokratike dhe përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së votës. Ajo shtoi se askush nuk ka të drejtë të gjurmojë, kontrollojë apo presionojë qytetarët për bindjet dhe zgjedhjet e tyre politike.

Deklarata e Zëdhënëses së Fushatës në Partinë e Lirisë, Arla Merja:

Të Lënë Qytetarë të Lirë: Mjaft me Intimidimin e Votuesve!

Në ditën e votimit, qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të lirë dhe të sigurt për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, pa frikë, presion apo ndikim politik. Fatkeqësisht, janë raportuar raste të përsëritura të intimidimit sistematik të votuesve nga të ashtuquajturit patronazhistë, që përpiqen të ndikojnë në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme vullnetin e lirë të qytetarëve.

Kjo sjellje është një shkelje flagrante e parimeve demokratike dhe përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së votës. Askush nuk ka të drejtë të gjurmojë, kontrollojë apo presionojë qytetarët për bindjet dhe zgjedhjet e tyre politike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë askënd t’ua mohojë të drejtën për të zgjedhur lirshëm. Po ashtu, ftojmë institucionet përkatëse, organizatat monitoruese dhe aktorët ndërkombëtarë që të ndjekin me kujdes këto shqetësime dhe të ndërhyjnë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Demokracia nuk mund të ndërtohet mbi frikë, por mbi zgjedhje të lira.
Lërini qytetarët të lirë!

1 MUAJ ME PARE

Sot zgjedhjet parlamentare/ PS-qytetarëve: Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, familjet dhe fëmijët

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Silda Çepe

TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Çepe tha se me anë të votës qytetarët vendosin për Shqipërinë që dëshirojnë për veten, familjet dhe fëmijët. Ajo shtoi se kjo ditë vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen.

DEKLARATA:

Të dashur qytetarë,

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë.

Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.

1 MUAJ ME PARE

"Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore!" Celibashi: Ata që s’kanë lidhje me QV-të, të qëndrojnë larg

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë sërish një thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike. Celibashi paralajmëroi se kushdo që tenton të fotografojë votën do të përballet me pasoja ligjore. Ai shtoi se pranë Qendrave të Votimit (QV) nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin.

Gjithashtu ai tha se partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave deri në mbylljen përfundimtare të votimit, ndërsa konfirmoi se janë marrë disa referime nga Task Forca për raste të dyshuara shkeljesh.

"Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore. Ata që nuk kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg. Paligjshmëria me votën është dënim me 3 vite burg. Të raportohet për personat që qëndrojnë pranë QV. Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e votimit. Partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen ligjit. Kemi pasur disa referime nga Task Forca", tha ai.

1 MUAJ ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa, voton Fatmir Xhafaj

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Fatmir Xhafaj

TIRANA- Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Fatmir Xhafaj, ka votuar sot në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë. Mësohet se Xhafaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa e tij, teksa ushtruan të drejtën e votës.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës!

 

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Në një prononimcim për mediat Celibashi tha se kushdo që shkel ligjin do të mbahet përgjegjës nga institucionet përkatëse. Ai theksoi se edhe qytetarët duhet të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

“Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare, voton zv.kryeministrja Balluku: Procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Belinda Balluku

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj të votës në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Balluku tha se procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Ajo përgëzoi të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore, sipas saj, që kanë pasur gjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot

"Do t'u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre  për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi siç e dimë mirë se është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për t'u bërë pjesë e BE.

Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera

Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Unë dua të them vetëm kaq, ne flasim me fakte, me prova dhe evidenca. I keni parë nëper ekranet e televizioneve sot se si kandidatët për deputetë të listës së Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga kodi zgjedhor duke u futur, dhe jo vetëm në qarkun e Fierit", tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

"LIVE nga komanda e përgjithshme!" Rama: Votoni me qetësi e durim dhe me bindjet tuaja, është detyrë qytetare

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në këtë ditë të procesit zgjedhor për parlamentin e ri. Rama thotë se ndodhet në komandën e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Ai u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi e durim dhe me bindjet e tyre.

"Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja votoni", tha Rama.

 
1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Voton Ulsi Manja: Procesi zgjedhor është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë, Ulsi Manja, ka votuar duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Gjithashtu Manja ka theksuar rëndësinë e votës si një akt qytetar dhe moral. Ai u bëri thirrje banorëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës që të marrin pjesë në zgjedhje me qytetari dhe vetëdije.

“Vota është respekt për veten, për familjen dhe për Shqipërinë. Ftoj qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës të votojnë masivisht dhe me qytetari,” theksoi Manja.

1 MUAJ ME PARE

"Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës!" Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik! 

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat mesditën e sotme. Berisha tha se sot ot sovrani jep një verdikt historik. Ai shtoi se kush shkel ligjin, do të bëhet përgjegjës. Berisha tha se çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz.

"Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz. Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik...Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta. Po cili është ai që nuk i bindet historisë? Pra, kështu është kjo", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Princ Leka, mesazh qytetarëve: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Princ Leka

TIRANA- Princ Leka ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, në ditën e zgjedhjeve Parlamentare. Në mesazhin e tij Princ Leka fton qytetarët të votojnë me qetësi, përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Ai thotë se vota është forca dhe zëri i qytetar⌂ve dhe se sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit.

Mesazhi i Princ Lekës:

Të dashur bashkëkombës

Sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë. Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë.

Mos harroni: vota është e drejta juaj, forca juaj dhe zëri juaj. Askush s’ka të drejtë t’jua mohojë apo t’jua diktojë.
I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni

Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër.
Rroftë Shqiperia, Rroftë Kombi Shqiptar!
Leka II,
Princ i Shqiptarëve

1 MUAJ ME PARE

"Një ditë historike për të gjithë ju", Meta: Sapo votova! Gazetarët nuk u lejuan të hynin në QV, kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka votuar. Meta shkruan se sot është një ditë historike për të gjithë dhe për Shqipërinë. Ai u shpreh se se në momentin kur ishte njoftuar se ai do të votonte gazetarët nuk janë lejuan brenda qendrës së votimit.

Meta shkruan se sapo patronazhistët njoftuan se ai është i veshur Kuq e Zi gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Sipas tij Rama ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metës sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

"Të dashur qytetarë! Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë! Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj. Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve. Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë. Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!" tha ai.

1 MUAJ ME PARE

"Po pengojnë procesin e votimit"/ Kandidatja e PS-së në Fier: U bëjmë thirrje komisionerëve të PD-së të mos u binden urdhërave për të shkelur ligjin

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Kiduina Zaka

FIER- Kandidatja e Partisë Soacialiste në Fier, Kiduina Zaka ka deklaruar ditën e sotme se PD-ja në këtë qytet po zbaton një aksion të organizuar pët të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Zaka tha se disa përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste. Zaka shtoi se PS-ja u bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos iu binden urdhërave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. 

"Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.

Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese. Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të Partisë Demokratikë që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela dhe Samena Malenaj, të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyjnë në qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrën sipas parashikimeve ligjore.

Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së dhe skuadra juridike e Partisë Socialiste të qarkut Fier po procedon me kallëzime individuale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyn në qendrat e votimit në shkelje të plotë të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjitha këto aksione janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi.

Partia Socialiste e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe mos të afrohen pranë qendrave të votimit me shumë se 150 metra. Partia Socialiste është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi. Faleminderit," tha Kandidatja Kiduina Zaka.

 

1 MUAJ ME PARE

“Shqiptarët votojnë në zgjedhjet testuese në rrugën drejt BE-së”/ Mediat ndërkombëtare jehonë garës elektorale: Më shumë se 2 000 vëzhgues në vend

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Foto Ilustruese

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar zgjedhjeve në Shqipëri që po mbahen ditën e sotme. Mediat si Reuters, RFI, AP, eKathimerini, The WashingtonPost, Al Jazeea dhe të tjera media, kanë përshkruar situatën në Shqipëri në këtë ditë zgjedhje, ndërkohë që kanë theksuar se rezultati pritet që të mësohet ditën e nesërme. 

Mediat theksojnë se në Shqipëri janë atashuar më shumë se 2 000 vëzhgues të huaj dhe shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar në veçanti po i vëzhgon nga afër këto zgjedhje, të cilat shihen si një provë e funksionimit të duhur të institucioneve të brishta pas një fushate të ashpër. 

Shkrimi i Reuters:

Shqiptarët filluan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të dielën, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë, pas një fushate të dominuar nga premtimet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion të përhapur. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit (05:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes. Rezultatet priten të hënën.  Rama, në pushtet si kreu i Partisë Socialiste që nga viti 2013, është favorit për të fituar kundër rivalit të tij të vjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha të Partisë Demokratike, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.

Por kundërshtimi ndaj Ramës është intensifikuar vitin e kaluar për shkak të një goditjeje të perceptuar ndaj opozitës, përfshirë Berishën, ndërsa Rama i rezistoi një sërë skandalesh të tij. Këto përfshijnë arrestimin e aleatit të tij, kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, këtë vit me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj dhe Berisha mohojnë shkeljet. Rama e ka kaluar javën e fundit duke përsëritur premtimin e tij për t'u bashkuar me BE-në deri në fund të dekadës, megjithëse disa ekspertë dyshojnë se ky afat kohor do të jetë i mundur duke pasur parasysh reformat e kërkuara për t'u bashkuar me bllokun, përfshirë zhdukjen e korrupsionit.

"Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE", tha ai në tubimin e tij të fundit të fushatës të premten.

Shumë votues të rinj, veçanërisht, janë të lodhur nga njerëz si Berisha dhe Rama, të cilët e kanë drejtuar vendin në role të ndryshme që nga rënia e komunizmit në vitin 1990. Ata tregojnë pabarazinë e madhe të të ardhurave në Shqipëri, e cila i bën shumë njerëz të ngasin makina të shtrenjta Range Rover rreth kryeqytetit, Tiranës, ndërsa të tjerë jetojnë në banesa të ngushta të epokës sovjetike. Sondazhet tregojnë se Rama fiton më shumë se 40% të votave, një epërsi komanduese ndaj Berishës, i cili është dobësuar nga akuzat për korrupsion. Por ai mund të ketë nevojë për ndihmë nga partitë më të vogla për të ruajtur një shumicë të ngushtë prej katër vendesh në parlamentin me 140 vende.

“Do të votoj për politikanë të rinj sepse ata si Rama dhe Berisha kanë qenë këtu për tre dekada dhe vetëm sa zëvendësojnë veten”, tha Arber Qazimi, 21 vjeç.

Një studente e ekonomisë e quajtur Erisa tha se as nuk do të votonte dhe në vend të kësaj po kërkonte një mënyrë për t'u bashkuar me qindra mijëra shqiptarë që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre në vendet e afërta të BE-së. Fuqitë e mëdha evropiane mbështetën një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë të shtunën me mbështetjen e Presidentit të SHBA-së.

“Ne duam të shohim ndryshime për të ndaluar të rinjtë të dalin nga vendi”, tha Elson Toska, 37 vjeç, pasi votoi. “E ardhmja nuk është Evropa, për të shkuar dhe punuar atje. Ne kemi vendin tonë.”

Me disa masa, Rama ka bërë mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe një bum turizmi, i tejkaloi vendet e tjera të Ballkanit, thotë Banka Botërore. Por korrupsioni mbetet një problem i madh, thonë ekspertët, i nxitur nga bandat kriminale që fitojnë miliarda euro nga trafikimi i drogës dhe armëve jashtë vendit dhe i sjellin ato përsëri në Shqipëri për t'u pastruar.

Shkrimi i RFI

Zgjedhjet e vendosin Kryeministrin Edi Rama përballë rivalit të tij të përbetuar, Sali Berishës, një të krahut të djathtë i cili kryeson një aleancë partish opozitare. Rama, 60 vjeç, ka qenë udhëheqës i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe po kërkon një mandat të katërt radhazi të paprecedentë me premtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Berisha, 80 vjeç, mezi pret të kthehet në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Koalicioni i ish-presidentit ka miratuar sloganin në stilin e Donald Trump - "Shqipëria e Madhe" dhe po bën fushatë mbi një platformë ringjalljeje ekonomike.

"Ne jemi të vetmit që mund të rilançojmë ekonominë e vendit, të vetmit që janë në gjendje ta çojnë Shqipërinë përpara. Edi Rama po numëron ditët e fundit të regjimit të tij", tha Berisha.

Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Trump janë ribashkuar në Shqipëri, për t'i ardhur në ndihmë fushatës së Berishës. Ata përfshijnë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkë-menaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024; anketuesi i Trump, Tony Fabrizio, për një kohë të gjatë, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 - përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës. Gjykata italiane i shpall të paligjshme ndalimet e emigrantëve të kontraktuara në Shqipëri.

"Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja të punoja ndonjëherë", tha me shaka LaCivita, ndërsa drejtohej për në vend për udhëtimin e tij të tretë para zgjedhjeve të së dielës.

Berisha, i cili shpreson që administrata e re amerikane do të tërheqë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në Shtetet e Bashkuara, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy, një firmë republikane konsulence dhe lobimi. Në fund të një fushate të shënuar nga konfrontimi, veçanërisht në mediat sociale, sondazhet e fundit tregojnë një fitore për partinë e Ramës.

Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se kishte "polarizim ekstrem politik" në kombin ballkanik me 2.8 milionë banorë. Berisha akuzon socialistët për "blerje votash, frikësim votuesish, presion, përdorim të fondeve publike nga ministrat dhe kandidatët e shumicës për fushatën e tyre zgjedhore" - pretendime të cilat Rama i ka hedhur poshtë si "asgjë tjetër veçse një justifikim për humbjen".

Votat e diasporës

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, diaspora është në gjendje të votojë nga jashtë me postë. Kjo po shihet si një provë për zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, në kontekstin e negociatave të pranimit në BE, të cilat filluan në vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga komisioni qendror zgjedhor, 245,935 shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri janë të regjistruar për të votuar.

"Shqipëria ka bërë një proces të rëndësishëm në rrugën drejt pranimit në BE, duke demonstruar këmbënguljen e saj në zbatimin e reformave ambicioze në të mirë të qytetarëve të saj", tha Silvio Gonzato, ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Humbësit kanë sfiduar rezultatet e çdo zgjedhjeje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990 me arsyetimin e mashtrimit. Këtë herë votimi po monitorohet nga afër dhe, në një rast tjetër të parë, nëpunësit civilë dhe zyrtarët e drejtësisë do të vendosen së bashku me komisionin zgjedhor dhe rreth 300 vëzhgues ndërkombëtarë. Për Brukselin, votimi i së dielës është një provë e madhe për Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

"Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me normat dhe vlerat demokratike, do të jetë një hap thelbësor për të përforcuar demokracinë shqiptare, për të rritur besimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe për të çuar përpara integrimin evropian të vendit", tha Gonzato.

Pesë ditë pas zgjedhjeve, Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian, një forum diskutimi ndërqeveritar rreth të ardhmes së Evropës - i themeluar në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, me iniciativën e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Shkrimi i Anadolu Agency

Më shumë se 3.7 milionë votues të regjistruar në Shqipëri do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën në zgjedhjet e 11-ta të përgjithshme të vendit që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Një total prej rreth 3.71 milionë votuesish kanë të drejtë të zgjedhin anëtarët e parlamentit me 140 vende, me 53 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore që garojnë. Votimi do të zhvillohet nga ora 7:00 deri në 19:00 sipas orës lokale (05:00-17:00 GMT) në 5,225 qendra votimi.

Për herë të parë, gati 246,000 qytetarë të regjistruar jashtë vendit do të jenë gjithashtu në gjendje të votojnë me email ose fletëvotim postar, me këtë proces që mbyllet gjithashtu në orën 19:00 sipas orës lokale të dielën. Sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë, një parti duhet të marrë të paktën 1% të votave kombëtare për të hyrë në parlament.

Në sondazhe, Partia Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama ka qenë në krye, ndërsa Partia Demokratike kryesore e opozitës nën ish-kryeministrin Sali Berishë shihet gjithashtu si një favorite. Blloku i Berishës, Aleanca e Shqipërisë së Madhe, përfshin 25 parti aleate. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgojë rreth 100 vëzhgues për zgjedhjet.

Shkrimi i AP, The Washington Post dhe eKathimerini

Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pasi u përball me armikun e tij politik në një fushatë të zhurmshme të dominuar nga përpjekjet e vështira të vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Partia Socialiste e Ramës thotë se mund të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh, duke iu përmbajtur një premtimi ambicioz, ndërsa përballet me kundërshtarët konservatorë me akuza publike dhe premtime konkurruese për rritje page.

Hapja e zgjedhjeve për votuesit jashtë vendit për herë të parë ka shtuar paqëndrueshmërinë, së bashku me shfaqjen e partive të reja, një zhvendosje në fushatën në mediat sociale dhe një ndalim të kohëve të fundit të TikTok. Dhe kundërshtarët e Ramës kanë punësuar një lojtar të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara për të drejtuar fushatën e tyre. Vendi me 2.8 milionë banorë, me 3.7 milionë votues të kualifikuar, përfshirë diasporën, që votojnë për herë të parë me postë, do të zgjedhë 140 ligjvënës për mandate katërvjeçare, duke zgjedhur nga 2,046 kandidatë që përfaqësojnë 11 grupime politike, përfshirë tre koalicione. Votimi u hap në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe zgjat deri në orën 7 të mbrëmjes.

Kapele bejsbolli të zeza dhe blu

Rama, 60 vjeç, siguroi fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE tetorin e kaluar dhe po mbështetet shumë në këtë moment. Fushata e tij gjithashtu theksoi arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi. Nën sloganin e partisë, "Shqipëria 2030 në BE, Vetëm me Edin dhe PS-në", Rama këmbëngul se pranimi i plotë në BE është i mundur deri në vitin 2030 me financim vjetor prej 1 miliard eurosh (1.13 miliardë dollarë) pas anëtarësimit.

Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, po e shtyn Shqipërinë të vazhdojë reformat, veçanërisht në qeverisje dhe përpjekjet kundër korrupsionit - për të qëndruar në rrugën e duhur për anëtarësim në BE. Komentuesit janë gjithashtu skeptikë. "Është një premtim zgjedhor që është dëshirë e qytetarëve", thotë analisti i pavarur Aleksander Cipa, duke e përshkruar afatin kohor të Ramës si "të parealizueshëm". Sfiduesi kryesor i Ramës është Sali Berisha, një mbijetues 80-vjeçar me zë të ngjirur dhe energjik i politikës së trazuar të Shqipërisë. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, ka udhëhequr Partinë Demokratike të Shqipërisë konservatore që nga themelimi i saj në vitin 1990, kur protestat studentore shënuan fundin e izolimit komunist.

Ai argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE. Lidershipi i Berishës - i mbushur me grindje partiake dhe akuza për korrupsion - dhe mesazhet mbeten të diskutueshme. Ai e filloi fushatën - duke marrë hua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump - me sloganin "Bëjeni Shqipërinë të Madhe Përsëri", por përfundimisht u vendos në "Shqipëri Madhështore". Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi Chris LaCivita, konsulentin politik veteran republikan dhe arkitektin e fushatës presidenciale të Trump për vitin 2024. Berisha shpesh shfaqet në tubime i veshur me një kapelë bejsbolli blu të shënuar me numrin 1, pozicionin e partisë në fletën e votimit. Në përgjigje, Rama mban një kapelë të zezë të zbukuruar me numrin 5 të Partisë Socialiste.

Premtimet ekonomike dhe të turizmit

Shqetësimet ekonomike kanë qenë qendrore për fushatën. Socialistët thonë se do të përshpejtojnë një bum turizmi, nga 10 milionë mbërritje në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, duke diversifikuar destinacionet duke zgjeruar projektet e infrastrukturës. Demokratët argumentojnë se performanca e dobët e qeverisë ka shtyrë më shumë se 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit. Të dyja partitë kanë bërë premtime të ngjashme: një pension minimal prej 200 eurosh (225 dollarë), një pagë mesatare mujore prej 1,200 eurosh (1,365 dollarë) dhe një pagë minimale prej 500 eurosh (570 dollarë) - rreth 20% ose më e lartë se nivelet aktuale. Kryeministri gjithashtu mbështet një taksë të sheshtë prej 10%, rimbursime të taksës mbi vlerën e shtuar për artikujt bazë ushqimorë, një kartë konsumatori të mbushur me para qeveritare për pensionistët që të blejnë ushqime bazë me çmime të zbritura dhe përfitime të tjera.

Premtimet kanë turbulluar vijat ideologjike dhe politika e dominuar nga dy parti ka inkurajuar krijimin e alternativave. Disa parti të reja - dy nga qendra e djathtë dhe dy nga e majta - mund të dalin si vendimtare, nëse asnjë parti e madhe nuk fiton shumicën. Por analisti Lutfi Dervishi e konsideron këtë skenar të pamundur.

“Është një fushatë pa debat dhe rezultate pa surpriza”, tha ai. “Zgjedhjet nuk do ta trondisin skenën aktuale – as sistemin dhe as aktorët kryesorë.”

Korrupsioni dhe drejtësia

Pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të Shqipërisë në indeksin e korrupsionit të Transparency International – duke u rritur nga vendi i 116-të në vitin 2013 në vendin e 80-të në renditje në vitin 2024 – korrupsioni mbetet thembra e Akilit e vendit dhe një pengesë për integrimin evropian. Reformat rrënjësore gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së çuan në hetime dhe ndjekje penale të zyrtarëve të lartë. Disa ish-ministra, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë janë burgosur, ndërsa të tjerë përballen me hetime të vazhdueshme.

Pavarësisht premtimeve për qeverisje më të pastër, të dy partitë kryesore po paraqesin kandidatë që përballen me akuza për korrupsion. Vetë Berisha është akuzuar për korrupsion dhe është në pritje të gjyqit. Në vitin 2021, qeveria amerikane ia ndaloi atij dhe të afërmve të tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të korrupsionit të dyshuar. Tetorin e kaluar, Ilir Meta, një ish-president dhe tani kreu i Partisë së Lirisë së Shqipërisë të krahut të majtë që është aleate me Berishën, u arrestua për akuza për korrupsion. Ai po kandidon për një vend parlamentar në Tiranë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, një zyrtar i lartë socialist, u ndalua në shkurt mes një hetimi për korrupsion që përfshinte fondet publike. Ai nuk po kandidon për rizgjedhje. Të gjithë të akuzuarit kanë mohuar shkeljet. Ndërsa socialistët e Ramës marrin meritat për gjyqësorin e reformuar, Berisha është zotuar ta shpërbëjë atë, duke e përshkruar atë si një mjet të drejtësisë selektive të qeverisë Rama.

TikTok dhe "bufi i kënetës"

Mediat sociale janë bërë një mjet kryesor për fushatë. Rama organizon transmetime të përditshme live në Facebook për t'u angazhuar me votuesit. Berisha ka ndjekur shembullin, megjithëse më rrallë. Qeveria ka vendosur një ndalim 12-mujor për TikTok, duke përmendur shqetësime për nxitje dhe ngacmim online. Partitë e opozitës e dënuan këtë veprim si censurë.

Një kod sjelljeje i prezantuar nga avokati i popullit i Shqipërisë për të inkurajuar fushatën etike dështoi ndërsa diskursi politik u bë gjithnjë e më toksik. Rama e përshkroi Berishën si një "buf kënete" - një metaforë për korrupsion - ndërsa Berisha e quajti Ramën një "kryegangster". Zgjedhjet e kaluara të Shqipërisë shpesh janë dëmtuar nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e fletëvotimeve. Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të këtij viti, duke theksuar interesin e bashkësisë ndërkombëtare në sigurimin e një procesi të besueshëm dhe transparent.

Shkrimi i Al Jazeera

Shqiptarët po hedhin votat në zgjedhjet e përgjithshme, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë pas një fushate të dominuar nga premtimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale (05:00 GMT) të dielën dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes (17:00 GMT), me rezultatet që priten të hënën.

Gati 3.7 milionë shqiptarë, përfshirë qindra mijëra që jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë të votojnë. Për herë të parë, anëtarët e diasporës mund të hedhin votat e tyre me postë. Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste në pushtet që nga viti 2013, e ka pozicionuar veten si arkitekti i së ardhmes së Shqipërisë në BE. Ai është zotuar se vendi do t'i bashkohet bllokut deri në vitin 2030, duke përsëritur premtimin në tubimin e tij të fundit: "Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE."

Rivalenti kryesor i Ramës, 80-vjeçari Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, drejton Partinë Demokratike konservatore. Pavarësisht se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për shkak të korrupsionit të dyshuar, të cilin ai e mohon, Berisha ka ruajtur një numër të madh ndjekësish besnikë dhe ka miratuar slogane duke përfshirë "Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri".

Rama është përballur me akuza për kapje shteti, me zëra të opozitës që paralajmërojnë se fusha e lojës politike është larg të qenit e barabartë. Kritikët thonë se dominimi i Ramës mbi institucionet publike ka dëmtuar kontrollet demokratike. Administrata e Ramës nuk i ka shpëtuar shqyrtimit, me aleatin e tij të ngushtë - kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj - të arrestuar këtë vit për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash. Të dy burrat i mohojnë akuzat.

"Dua të largohem nga vendi"

Gara politike është, në shumë mënyra, një ripërballje e rivalëve të vjetër. Rama dhe Berisha kanë dominuar jetën publike që nga rënia e komunizmit në vitin 1990. Shumë votues të rinj janë zhgënjyer me të dy.

"Do të votoj për politikanë të rinj sepse ata si Rama dhe Berisha kanë qenë këtu për tre dekada dhe ata vetëm zëvendësojnë veten", tha 21-vjeçari Arber Qazimi, duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të tjerë, si Erisa, një studente e ekonomisë, planifikojnë të abstenojnë plotësisht. "Po mendoj vetëm se si të dal nga vendi për të studiuar dhe pastaj të qëndroj atje dhe të mos kthehem më kurrë", tha ajo, duke i bërë jehonë ndjenjës së shumë prej rreth një milion shqiptarëve që kanë emigruar në dekadën e fundit.

Me socialistët që potencialisht kanë nevojë për aleatë për të ruajtur shumicën e tyre të ngushtë, partitë më të vogla mund të jenë vendimtare në formësimin e qeverisë së ardhshme. Fushata u zhvendos kryesisht në platformat e mediave sociale, megjithëse një ndalim njëvjeçar i TikTok, i vendosur për shkak të ngacmimit dhe nxitjes në internet, ka çuar në akuza për censurë. Partia Demokratike solli strategun politik amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën e vitit 2024 të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një përpjekje për të mprehur mesazhin e tyre.

1 MUAJ ME PARE

"Do ta shohim pas 11-majit"/ Noka dhe Vokshi debatojnë me qytetarët në Vorë, votuesi: Ore mashtrues! Jam unë Xhabafti, ça ka këtu?

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Foto nga vendngjarja

VORË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vorë. Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.

Noka deklaroi se votuesit janë 'të blerë' nga Partia Socialiste për t'i dhënë votën sot. Ndërkohë qytetarët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur mashtrues, sakaq njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.

 

Debati:

Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.

Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu

Noka: Jam deputet

Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam

Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën

Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi

Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit

Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)

Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë

Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron

Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel

Noka: Ta tregoj unë

Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës

Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.

Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre

Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues

1 MUAJ ME PARE

"Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi", Blushi denoncon administratën e burgjeve: Presidentit të PL nuk iu lejua të komunikonte me mediat pasi votoi

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar paraditen e sotme një deklaratë për mediar urgjente. Blushi gjatë fjalës së tij ka bërë me dije se presidenti i PL-së, Ilir Meta nuk është lejuar të flasë dhe të filmohet në momentin që ka votuar.

Ai dënoi me forcë cënimin flagrant të lirive dhe të drejtave të njeriut, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ndaj Metës. Sipas tij patronazhistët njoftuan se Meta doli i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Blushi theksoi se ky është një rast flagrant i dhunimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

"Në emër të Partisë së Lirisë dënoj me forcën më të madhe cënimin flagrant të lirive dhe të drejtave të njeriut, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i cili nuk është lejuar të flasë dhe as të filmohet si gjithë të tjerët, në momentin e votimit.

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Metaj ishte dakordësuar prej dy ditësh me administratën e IEPV “Jordan Misja”, pas kërkesës së tyre, që të votonte sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat nga administrata e burgjeve dhe vet Partia e Lirisë. Edhe sot në kontaktet që kemi patur me administratën e burgjeve jemi njoftuar se në ora 10:00, mediat do të lejoheshin të merrnin pjesë në procesin e votimit.

Por sapo patronazhistët njoftuan se Presidenti i Partisë parlamentare të Lirisë, Z.Ilir Meta doli i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
Ky është një rast flagrant i dhunimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut, sa kohë personave të dënuar me vendim gjykate u lejohet të flasin dhe të filmohen gjatë procesit të votimit, ndërsa Presidentit të Partisë së Lirisë, e cila nga nesër do të jetë një parti parlamentare me 12 deputetë, i mohohet e drejta të flasë para mediave dhe t’u përgjigjet interesimit të gazetarëve, i cili mbahet ne izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe eshte i padenuar.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës. Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Edi Rama ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve. Në emër të Partisë së Lirisë i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë. Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!" tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Voton Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Dilni votoni, ndryshimi është në duart tuaja!

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Noka ka folur për gazetarët ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë. Ai e ka cilësuar 11 majin si një ditë të madhe ku shqiptarët kanë mundësinë të vendosin me votën e tyre për ndryshimin. 

Noka shtoi se fati i vendit është në duart e qytetarëve dhe se duhet të votojnë masivisht. Ai theksoi se për t'u shkëputur nga e sotmja dhe e kaluara 12-vjeçare e errët e Shqipërisë duhet të dalin në votime.

"Sot është një ditë e madhe. Sot shqiptarët kanë mundësinë të vendosin me votën e tyre për ndryshimin. Një thirrje kam për çdo qytetar të këtij vendi. Dilni votoni. Fati juaj dhe i vendit tonë është në duart tuaja dhe të askujt tjetër. Masivisht në votime për të ndryshuar këtë realitet.

Masivisht për të ushtruar verdiktin tuaj, të drejtën tuaj, masivisht, për të vendosur për qeverisjen e nesërme dhe për t'u shkëputur nga e sotmja dhe e kaluara 12 vjeçare e errët e Shqipërisë. Dilni në votime. Ndryshimi është në duart tuaja," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, mesazhi i tij: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Agron Shehaj

TIRANA- Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët.

"Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen", tha Shehaj.

1 MUAJ ME PARE

"Jam me katunaren time"/ Rama publikon videon me bashkëshorten: Ulini durët se është heshtje zgjedhore 

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Rama dhe Linda

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me bashkëshorten ditën e sotme, pasi votuan në Surrel. Rama u ka bërë thirrje që të pranishmëve në video që të ulin duart, pasi është heshtje zgjedhore. 

“Katuni jonë ju përshnet, ja ku jemi. Ulini durët se është heshtje zgjedhore. Unë me katunaren time ktu, ja ky katunari tjetër ktu. Ju urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë, Surrel quhet”, u shpreh Rama.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht, vota e tyre është e ardhmja

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi ka votuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Pasi përfundoi votimin, Bylykbashi u bëri thirrje qytetarëve për të votuar masivisht. Bylykbashi garantoi qytetarët për sigurinë e votës, ndërsa tha se çdokush që intimidon ata, përbën një shkelje të ligjit.

"Së pari, dua të them që sot është një ditë e jashtëzakonshme. Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët. Thirrja ime e parë është që të gjithë të dalin të votojnë. Të dalin të votojnë pasivisht. Të votojnë për veten, të votojnë për familjet e tyre. Për fëmijët, për prindërit, motrat, vëllezërit. Vota e tyre është e ardhmja e tyre.

Vetëm me votë, me demokraci mund të vendosin ata për të ardhmen e tyre. Është momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve. Por po aq, është e rëndësishme zbatimi i ligjit të garantojë dhe të mbrojë votën.

Unë garantoj të gjithë zgjedhësit se vota e tyre është e sigurt. Vota e tyre është e fshehtë. Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht, është e pavërtetë dhe çdo gjë e tillë është e paligjshme. Edhe njëherë, të dalin të votojnë sepse vota e tyre është e sigurt. Është një votë e cila, është votë njerëzish me shpresë. Janë ata që bëjnë ndryshimin," tha Bylykbashi.

1 MUAJ ME PARE

Manastirliu pas votimit: Sot, ditë e rëndësishme! Dilni masivisht për të shprehur vullnetin e tuaj

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Dejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka voatuar për këto zgjedhje parlamentare. Pas votimit në qendrën e votimit në shkollën “Jeronim de Rada”, Manastirliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime. Ajo u shpreh se procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin masivisht në votime. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu.

1 MUAJ ME PARE

Rama "i prerë" para gazetarëve, flet shkurtimisht pas votimit: Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit!

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas votimit në qendrën e votimit në Surrel ka folur shkurtimisht për mediat. Pasi doli nga qendra e votimit Rama përshëndeti votuesit. 

Ai u shpreh se tani ka mbetur pa u thenë fjala e popullit  dhe se duhet të presin se çfarë do të thonë ata. Gazetarët tentuan ti bënin pyetje kryeministrit por Rama u largua pa e zgjatur më tej fjalën e tij.

"Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim cfarë do të thotë populli," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kryeministri Rama voton së bashku me bashkëshorten

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Rama

TIRANË- Kryeministri Rama paraditen e sotme ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij. Rama priti në radhë dhe më pas votoi së bashku me gruan e tij. 

Siç shihet edhe nga fotot Rama shihet i buzëqeshur me të pranishmit ndërsa nuk kanë munguar as syzet të cilat e kanë shoqëruar edhe gjatë fushatës.

1 MUAJ ME PARE

"Do të kemi një ditë të dytë vere!" Berisha pas votimit: Shqiptarët të votojnë sot për veten, fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar sot në QV-në shkollën "Kosova" së bashku me familjen e tij, bashkëshorten, djalin dhe bashkëshorten e të birit. Pas votimit Berisha tha për mediat se u bën thirrje shqiptarëve të të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Sipas tij, "do të kemi një ditë të dytë vere për nga rezultati".

"Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë. Për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, për biznesin, për fermën, të votojnë për të ardhmen e tyre. Çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në QV për të votuar së bashku me familjen

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Berisha me familjen

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në QV-në shkollën "Kosova" për të votuar së bashku me familjen e tij, bashkëshorten, djalin dhe bashkëshorten e të birit.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Voton kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Emiriana Sako

DURRRËS- Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka votuar për zgjedhjet parlamentare. Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Voton Presidenti Bajram Begaj

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Bajram Begaj

TIRANA- Presidenti Bajram Begaj ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”. Begaj theksoi se këto votime janë të një të rëndësie të veçantë pasi janë të parat zgjedhje që zhvillohen pas hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“M’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe demokracinë, por kjo ditë e sotme ka një rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë duhet të jetë një festë, ku qytetarët duhet të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmërinë se zëri i tyre do të dëgjohet.

Po kështu, duhet të jetë procesi i administrimit dhe numërimit. Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh dhe ofertash dhe nuk duhet të ketë në asnjë rast në asnjë mënyrë gjuhë bullizuese, pasi një gjuhë e tillë nuk është e pranueshme as për politikanët dhe as për qytetarët e thjeshtë”, tha Begaj.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

1 MUAJ ME PARE

Voton së bashku me bashkëshorten kreu i SPAK, Dumani nuk prononcohet për mediat: Do kemi komunikim pas zgjedhjeve!

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani paraditen e sotme ka votuar së bashkë me bashkëshorten e tij. Dumani pas votimit nuk ka dashur të prononcohet për mediat të cilat e ndoqën që të pyesinin kreun e SPAK.

Dumani u shpreh shkurtimisht duke u thënë gazetarëvë se do të ketë komunikim pas zgjedhjeve. Pas votimit ai u largua së bashku me bashkëshorten. 

"Do kemi komunikim pas zgjedhjeve", tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Voton Tedi Blushi: Apeli im është pjesëmarrje! Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Blushi foli para mediave teksa theksoi se vota është themeli i lirisë. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votim ndërsa shtoi se hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë.

"Vota ëshë themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.
Faleminderit!" tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Voton Tom Doshi: Kam shumë shpresë që rezultati i PSD do të jetë një surprizë!

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Doshi

TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Doshi në një prononcim për mediat u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për shqipyarët pasi do të përcaktohet se kush do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Doshi u pyet nga gazetarët se sa mandate do të fitojë PSD ndërsa theksoi se ka shpresë që rezultati i PSD do të jetë një surprizë. Ai theksoi se me kreun e PD-së Sali Berisha nuk bën koalicion ndërsa me PS-në do të presë rezultatet e zgjedhjeve.

"Sot nuk mund të përcaktojmë, kam shumë shprese që rezultati i PSD do të jetë një surprizë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion sa i përket PS do shohim rezultatin," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Salianji voton nga burgu: Shprehje e vullnetit për ndryshim! Besoj se do të ketë një votë masive për PD

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Salianji

FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka votuar mëngjesin e sotëm nga burgu i Fier. Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg. 

Ai u shpreh se votimi është shprehje e vullnetit për ndryshim dhe ftoi qytetarët të votojnë masivisht. Salianji tha se beson se PD do të marrë votë masive. Sipas tij është e rëndëshishme që qytetarët të inestojnë në demokraci duke votuar.

"Momenti i sotëm është i vecante, qofte edhe nga burgu është shprehje e vullnetit për ndryshim. Partia demokratike numri 1 dhe unë jam votuesi i parë dhe sic e shihni edhe duket, besoj se do te ketë një votë masive për PD. Eshtë dite e rëndësishme për te investuar në atë që është më e shenjta në demokraci që është vota. Dilni masivisht për ndryshimin," tha ai. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Voton kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka votuar mëngjesin e sotëm te Shkolla e Mesme Ekonomike, rruga 'Myrtezim Këlliçi' në Tiranë.



Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

1 MUAJ ME PARE

Lulzim Basha voton së bashku me të bijën: Ftesë të veçantë për brezin e ri, dilni dhe votoni për vendin tuaj! Besoni tek e ardhmja

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Basha

TIRANË- Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me vajzën e tij të madhe. Basha teksa po fuste në kuti fletën e votimit bëri me dorë numrin 4 ku më pas u "qortua" nga komisionetët të cilët i thanë se nuk lejohet. 

Pasi doli nga qendra e votimit ai bëri me dije se vajza e tij e madhe, Dafina votoi për herë të parë ndërsa u bëri thirrje të veçantë të ronjve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

"Ju uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve, thirrje tu drejtohen qendrave të votimit. E kanë këtë ftesë të veçantë për brezin e ri. Vajza ime Dafina voton për herë të parë. Dilni nga shtëpitë dhe votoni për vendin tuaj., besoni te vendi juaj besoni tek e ardhmja,"  tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali së bashku me bashkëshortin: Të tregojmë që jemi evropianë!

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me bashkëshortin e saj. Pas votimit Spiropali ka folur shkurtimisht para mediave teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të tregojnë që janë evropiane. Ajo theksoi që ata të votojnë me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata elektorale.

"Të tregojmë që jemi evropianë. Të votojnë me qytetari sic është zhvilluar fushata. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë," tha ajo.

1 MUAJ ME PARE

Sot dita e zgjedhjeve/ Rama: Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë në këtë ditë zgjedhore. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se sot është dita e Shqipëris. Ai shton se shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Gjithashtu Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES

Sot është Dita e Shqipëris

Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre


Votoni 

1 MUAJ ME PARE

Shqipëria voton, Berisha: Njisha, jeni gati?

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët të votojnë sot
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit pas nisjes së procesit të votimit. Berisha ka pyetur njishat e tij, demokratët nëse janë gati.

"Mirëmëngjes njisha, jeni gati?" shkruan ai.

Procesi i votimit në të gjithë vendin ka nisur në orën 07:00. Që nga hapja e qendrave të votimit  janë raportuar disa problematika. Problematikat kanë të bëjnë me mungesat e komisionerëve dhe probleme të tjera teknike. Duhet theksuar se votuesit kanë shprehur interes për të votuar dhe për të zgjedhur partinë që do të qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme.

berisha rama

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!