Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë për mediat pas mbylljes së orarit zyrtar të procesit të votimit. • Celibashi tha se shprehur procesi i votimit ka përfunduar edhe në qarkun e Vlorës, ndërsa njoftoi se po monitorohet procesi i dorëzimit të kutive. • Ai u shpreh se mes orës 18:00-19:00, pjesmarrja ishte 41.37%. • Kryekomisioneri tha se në pjesën dërrmuese procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet. • Celibashi ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të numërimit të votave, ndërsa tha se do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se sa pasditja e ditës së martë. • Ai shtoi se në njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë, ku është kryer votimi elektronik, rezultati do të shpallet paraditen e nesërme. • Celibashi tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos bërë publik rezultatin në kohë reale. • Ai ka deklaruar disa çaste më parë se rasti i konfliktit tek shkolla 'Petro Nini' është jashtë kompetencës së KQZ-së. • Celibashi tha më tej se janë elementë të veprës penale ose të SPAK-ut ose prokurorive të rretheve dhe do vendosin ata për ecurinë e kësaj ngjarjeje.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar disa çaste më parë se rasti i konfliktit tek shkolla 'Petro Nini' është jashtë kompetencës së KQZ-së. Celibashi tha më tej se janë elementë të veprës penale ose të SPAK-ut ose prokurorive të rretheve dhe do vendosin ata për ecurinë e kësaj ngjarjeje.
"Janë elementë të veprës penale ose të SPAK ose prokuritë e rretheve dhe do vendosin ata, është jashtë kompetencës së KQZ, të presim ecurinë se cfarë do të bëjnë organet kompetente. Edhe në vlorë ka përfunduar procesi i votimit.
Nuk ka asnjë qendër votimi. Ka përfunduar procesi në të gjitha qendrat. Në lidhje me natyrën e rasteve që kemi referuar, 2 raste të Tiranës ka të bëjë me presione ndaj komisionerëve, një në Elbasan fotografim i votës, një rast në korcë lejim nga komisionerët për votim të shumëfishtë dhe në rastin e Beratit. Këto raste janë referuar në prokuroritë e rretheve," tha Ilirjan Celibashi.

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në një dalje për mediat se rezultati për votimin në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë ku u zhvillua votimi elektronik, do të dalë mëngjesin e ditës së nesërme. Celibashi tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos bërë publik rezultatin në kohë reale.
Celibashi: Në kushtet e nje skepticizmi të një pjese të politikës kemi vlerësuar të përmbushin kërkesën për shpalljen e rezultatit në njësinë 10 dhe atë të Vorës.Për shkallën e rezultatit në njësinë 10 dhe bashkinë e vorës, rezultatin pritet ta kemi në orën 8:00 ose 09:00 mëngjësin e së hënës.
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të numërimit të votave. Celibashi tha se do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se sa pasditja e ditës së martë.
Celibashi: Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe udhëheqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive. Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ne do kemi rezultatin paraprak jo më vonë se pasditja e ditës së martë. KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit.
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit në vend. Celibashi është shprehur procesi i votimit ka përfunduar edhe në qarkun e Vlorës, ndërsa njoftoi se po monitorohet procesi i dorëzimit të kutive.
Celibashi tha se deri në orën 18:00, pjesmarrja ishte 41.37%, ndërsa shtoi se do të përditësohet rezultati i pjesmarrjes deri në orën 19:00, brenda disa minutash. Kryekomisioneri tha se në pjesën dërrmuese procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet.
Celibashi: Ka përfunduar procesi i votimit në vend dhe në qarkun e Vlorës. Jemi duke monitoruar procesin e dorëzimit të kutive në KZAZ. Lidhur me pjesmarrjen është 41.37% deri në orën 18:00. Në vlerësimin tonë, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese, me një përjashtim, në përputhje me rregullat dhe standardet. Problematikat e paraditës janë adresuar. Sjell në dijeninë tuaj se procesi i identifikimit elektronik ka shkuar shumë mirë. Kemi patur shkëmbime të informacionit më prokuroritë për 5 raste.