6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Mjaftoi një status në rrjetet sociale kundër planit që po harton Britania e Madhe për mbajtjen larg të emigrantëve të paligjshëm, përfshirë dhe ata shqiptarë, dhe prezantuesi Gary Lineker e gjeti veten të pushuar nga puna. • Por, nuk ishte i vetmi. Kjo pasi vendimit të BÇ për ta larguar yllin e sportit, Lineker u ndoq nga kolegët e tij që hoqën dorë nga pozicionet e tyre të punës, në shenjë solidariteti. • Reagimet janë të shumta. Gary Lineker ka edhe mbështetjen e Unionit Kombëtar të Gazetarëve (NUJ), me sekretaren e saj të përgjithshme Michelle Stanistreet. Kjo e fundit është shprehur se BBC është rreshtuar qartë krah politikës dhe se akutalisht ndodhet në një pozitë të rrezikshme. • Përplasja e Lineker ishte konkretisht me Suella Braverman. Gjuhën e përdorur nga Braverman ndaj emigrantëve, Lineker e konsideroi të barabartë me atë të Gjermanisë nazite. Braverman reagoi dhe u shprehe se ndihej e fyer.
8 artikuj për këtë temë.
BRITANI E MADHE- Pa kaluar 24 orë nga pushimi i tij nga BBC, nisin ofertat për Gary Lineker! BT Sport kërkon që prezantuesi të rikthehet për mbulimin e sezonit të ardhshëm të funtbollit. 62-vjeçari e ka mbuluar Ligën e Kampionëve të BT Sports për gjashtë vjet deri në vitin 2021.
“BT Sport do të rihapet si TNT Sports këtë verë pasi u mor përsipër nga Warner Brothers Discovery dhe sipërmarrja e përbashkët janë në treg për prezantimin e talenteve. Zyrat e reja do të jenë pikërisht pranë vendit kur jeton Lineker, ndaj nuk besojmë se do të jetë e vështirë që ai të pranojë,”- thuhet në njoftim.
Vendimi i befasishëm i BBC për të pezulluar Lineker të premten pasdite ka pasur një ndikim shkatërrues në planifikimin e tyre sportiv në televizion dhe radio këtë fundjavë pasi kolegët e ekspertët dhe komentuesit refuzuan të punojnë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre.
Ç'ka ndodhur?
Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Twitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.
ANGLI - Një goditje e mëtejshme për 'BBC' pas përçarjes me Gary Lineker si lojtarët dhe trajnerët e Premierligës u jepet liria për të bojkotuar transmetuesin shtetëror këtë fundjavë.
Një trazirë ka shpërthyer në Angli pas vendimit të BBC për të hequr përkohësisht Gary Lineker nga roli i tij si prezantues i Match Of The Day për shkak të kritikave të futbollistit veteran ndaj politikës së imigracionit të qeverisë angleze.
Shumë shpejt përmasat morën formën e një orteku me Alan Shearer dhe Ian Wright që deklaruan se do të qëndronin larg emisionit në shenjë mbështetjeje për Lineker, ndërsa prezantuesit e emisioneve të tjera të " BBC" si Jason Mohamed, Alex Scott , Colin . Murray dhe Mark Chapman ata nga ana e tyre shtynë programet e tyre. ent
Megjithatë, prezantuesit e rrjetit televiziv nuk kanë qenë të vetmit që kanë kundërshtuar vendimin e menaxhmentit.
Është raportuar se shumë lojtarë dhe drejtues në Angli kanë vendosur të bojkotojnë BBC-në, duke refuzuar të japin deklarata për kanalin këtë fundjavë.
Ngjarja e mësipërme u zyrtarizua nga Shoqata e Futbollistëve PFA , e cila njoftoi se si do të mbështesë cilindo prej anëtarëve të saj që vendosin të bojkotojnë rrjetin televiziv britanik.
“Gjatë këtyre diskutimeve ne e kemi bërë të qartë se si sindikatë e tyre do të mbështesim të gjithë anëtarët që mund të përballen me pasoja nëse zgjedhin të mos përmbushin angazhimet e tyre ndaj kanalit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
B.T (Dosja.al)
BRITANI E MADHE- Largimi i Gary Lineker ka bërë që të pezullohet edhe transmetimi radiofonik në gjuhën angleze i Shërbimit Botëror të BBC-së, i cili ka një audiencë globale.
BBC shkruan se Sportsworld ishte planifikuar të zgjaste katër orë - nga ora 14:06 deri në 18:00 GMT - por aktualisht nuk është në transmetim.
Ndërkohë, Gary Lineker është brenda stadiumit King Poëer të Leicester City, që luan kundër Chelsea-t.
Tifozët kanë bërë foto me prezantuesin dhe në duar mbajnë pankarta në mbështetje të tij.
“Unë jam me Garyn”, shkruhet në to.
Ç'ka ndodhur?
Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.
BRITANI E MADHE- Ish-drejtori i departamentit të lajmeve dhe drejtori i sportit i BBC-së, Roger Mosey ka komentuar çështjen e largimit të Gary Lineker.
Duke shkruar në Twitter, ai thotë se tweet-et e Lineker "nuk ishin në përputhje me udhëzimet editoriale" dhe se paanshmëria është "jetike".
Megjithatë, ai vazhdon të thotë se BBC ka qenë "jokonsistente" në mënyrën se si i ka zbatuar këto udhëzime.
BBC shkrua se ai sugjeron largimin e kryetarit të BBC-së, Richard Sharp.
“Ka pasur një polemikë të vazhdueshme që përfshin Sharp dhe pretendimet se ai ndihmoi në lehtësimin e një kredie për ish-kryeministrin Boris Johnson. Ai dëmton besueshmërinë e BBC-së. Idealisht, Lineker duhet të qëndrojë brenda udhëzimeve të qarta dhe të dakorduara. Dhe BBC duhet të pyesë drejtuesit e saj të cilët duhet të shpjegojnë se si ata synojnë ta zgjidhin këtë krizë,”- thuhet në reagimin e tij.
Ç'ka ndodhur?
Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.
BRITANI E MADHE- Gary Lineker ka mbështetjen e Unionit Kombëtar të Gazetarëve (NUJ), me sekretaren e saj të përgjithshme Michelle Stanistreet. BBC shkruan se Stainstree është shprehur se BBC është në një "pozitë të rrezikshme" pasi i kërkoi atij të tërhiqej nga prezantimi.
"Ky është një autogol nga ana e BBC,"- thotë ajo.
“Të dorëzohesh ndaj presionit të qëndrueshëm politik në këtë mënyrë është sa marrëzi aq edhe e rrezikshme,”- shton ajo.
“Të jep zemër të shohësh solidaritetin në veprim,”- vijoi më tej, referuar kolegëve që mbështetën Lineker dhe u larguan pas tij.
Bectu, sindikata që përfaqëson sektorin e transmetimit, thotë se ka qenë një "vendim thellësisht shqetësues nga BBC".
"Kjo tregon që ata janë përkulur ndaj presionit politik nga ministrat për të hequr dikë nga transmetimi për mospajtim me politikat e qeverisë aktuale," thotë kreu i sindikatës Philippa Childs.
Ç'ka ndodhur?
Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.
BRITANI E MADHE- Për shumë vite, Gary Lineker ka qenë një nga fytyrat më të famshme të sportit - si në fushën e futbollit ashtu edhe në ekranet televizive. Javën e kaluar prezantuesi i "Ndeshjes së Ditës" doli në qendër të mediave pas kritikave të tij mbi planet e qeverisë për azil.
62-vjeçari është një nga figurat më të njohura të lidhur me transmetuesin dhe është pjesë e peizazhit të futbollit në Britaninë e Madhe. Ai mori drejtimin si drejtues i programit kryesor të futbollit të BBC-së në vitin 1999 pas një karriere të shkëlqyer si sulmues për Anglinë, Leicester Cityn, Evertonin, Spurs dhe Barcelonën që përfundoi në Japoni.
Një nga prezantuesit më të paguar të transmetuesit, Lineker shihet nga shumë njerëz si një nga fytyrat e BBC-së dhe nuk është shmangur kurrë nga përdorimi i profilit të tij të lartë për të shprehur pikëpamjet e tij politike.
Ndeshja e ditës do të transmetohet pa prezantues apo ekspertë
Qëndrimet e tij të hapura mbi çështjet përçarëse i kanë sjellë atij kritika dhe lavdërime në masë të barabartë - dhe, me raste, i kanë shkaktuar një dhimbje 'koke' shefave të BBC-së.
Lineker, i cili teknikisht është një profesionist i pavarur dhe jo një punonjës i BBC-së, nuk e ka kafshuar gjithmonë gjuhën. Në vitin 2022, ai postoi një histori në Twitter për sekretaren e atëhershme të Jashtme Liz Truss duke kërkuar bojkotimin e finales së Ligës së Kampionëve në Rusi. Ai pyeti: "Dhe partia e saj do t'i kthejë donacionet e tyre nga donatorët rusë?"
Incidenti bëri që Njësia e Ankesave Ekzekutive të BBC-së (ECU) të krijojë një ankesë dhe të arrinte në përfundimin se, si "një nga yjet e profilit më të lartë të BBC", ai nuk i përmbushte standardet editoriale të korporatës për paanshmërinë.
Në vitin 2018, Lineker postoi një sërë postimesh në Twitter ndërsa konservatorët mbajtën një votë mosbesimi ndaj Theresa May, e cila në atë kohë ishte kryeministre, dhe kritikuan indirekt liderin e Laburistëve në atë kohë, Jeremy Corbyn.
Dy vjet më parë ai kritikoi disa në media se ishin "të tmerrshëm racist dhe krejtësisht të pashpirt" ndaj refugjatëve.
Ai ka marrë refugjatë në shtëpinë e tij dhe ka folur me pasion për nevojën për të mbrojtur njerëzit që vijnë në vendin në nevojë.
Pavarësisht kritikave nga politikanët, disa në media dhe kolegët, Lineker ka mbrojtur me vendosmëri të drejtën e tij për të folur për çështje që kanë rëndësi për të, shpesh për 8.7 milionë ndjekësit e tij në Twitter.
Një postim në Twitter i drejtuar Jonathan Agnew, një prezantues i kriketit në BBC, i cili kishte kritikuar postimet e tij politike të vitit 2018, përmblodhi qasjen e tij. “Do të vazhdoj të postoj në Twitter atë që më pëlqen dhe nëse njerëzit nuk pajtohen me mua, atëherë të jetë kështu”, shkroi ai.
Këtë javë Lineker shkaktoi një dramë të madhe me një postim në Twitter duke komentuar se projektligji i ri i qeverisë për Migracionin Ilegal ishte një "politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30".
Duke iu përgjigjur kritikëve të komenteve të tij, ai tha se "do të vazhdojë të përpiqet të flasë për ata shpirtra të varfër që nuk kanë zë".
Sopas mediave, ai u pagua për 1.35 milionë paund nga BBC në vitet 2021/22, një shumë që e bën atë prezantuesin më të paguar.
Burimi: BBC
TIRANË- Genc Sejko, ka komentuar ngjarjet që po ndodhin me median sportive në Britaninë e Madhe, aty ku së fundmi është pezulluar nga BBC, Gary Lineker për shkak të komentit mbi politikat e emigracionit. Sejko ka bërë një krahasim me median në Shqipëri. Ai shkruan se në vendin tonë, kryeministri Edi Rama refuzon t'u përgjigjet gazetarëve e shpesh herë edhe i poshtëron. Sejko shton se kolegët e gazetarëve që vihen në këto pozita, qëndrojnë aty e madje buzëqeshin, duke krahasuar me veprimet që po bëjnë momentalisht kolegët e Lineker.
POSTIMI:
Forca e medias! Ish-futbollisti dhe prezantuesi televiziv Gary Lineker krahasoi politikat e emigracionit të qeverisë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar me atë të Gjermanisë së viteve '30.
Për këtë deklaratë, BBC e pezulloi atë nga prezantimi i programit të tij ‘Match of the day’. Ky vendim u pasua nga një varg dorëheqjesh. Ian ëright refuzoi të merrte pjesë në program nëse ai nuk drejtohej nga Lineker. Po ashtu edhe Alan Shearer. Çdo prezantues sportiv i televizionit refuzoi të zinte vendin e Lineker.
Si përgjigje BBC deklaroi se ajo do ta shfaqte programin pa komente në studio. Duke dëgjuar lajmin bojkoti u përhap edhe më tej. Klubet dhe menaxherët dolën dhe deklaruan se nuk do t'u përgjigjen pyetjeve të BBC-së dhe se asnjëri prej tyre nuk do të jetë i disponueshëm për intervista.
Krahasojeni këtë me mediat në Shqipëri. Ku kryeministri refuzon t'u përgjigjet pyetjeve dhe poshtëron gazetarët dhe kolegët e tyre qëndrojnë aty dhe buzëqeshin.
Ç'ka ndodhur? Lineker nuk do të prezantojë "Ndeshjen e Ditës" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planet e qeverisë për migrimin me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker, çështja e emigrantëve e gjitha ishte një "politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30". Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte "e zhgënjyer" me komentet e ish-futbollistit.
BRITANI E MADHE- BBC është zhytur në kaos me “Football Focus” pasi disa gazetarë janë tërhequr pak orë para transmetimit. Anulimet e shumta vijnë pas solidarizimit të kolegëve të Gary Lineker, pasi BBC e largoi këtë të fundit.
Tashmë emisionet do duhet të vazhdojnë pa prezantues, ekspertë apo komentues. Pas këtyre ngjarjeve, është zbuluar se Football Focus po tërhiqet nga transmetimi. The Sun zbuloi këtë mëngjes se Alex Scott zgjodhi të mos e drejtonte programin pas stuhisë së pezullimit.
"Kam marrë një vendim mbrëmë që edhe pse më pëlqen të bëj futboll të fokusuar dhe kemi pasur një javë të pabesueshme duke fituar një çmim SJA që thjesht nuk ndihem mirë të vazhdojmë me shfaqjen sot. Shpresoj se do të kthehem në karrige javën e ardhshme…"
Dhe zëvendësuesi i saj Kelly Somers konfirmoi në Tëitter se ajo gjithashtu nuk do të ishte në krye të programit të drekës.
“Thjesht për të konfirmuar që nuk do të jem sot në televizionin BBC”.
BBC konfirmoi se shfaqja ishte anuluar pasi kriza e shkaktuar nga grindja me Lineker vazhdoi të shpërthejë nëpër programet sportive të kanalit. Programi i rezultateve Final Score gjithashtu besohet të jetë hequr nga transmetimi.
Piers Morgan tha për Beeb mbrëmë: “Ky është një vendim qesharak. Nëse BBC vërtet beson se prezantuesit e saj nuk duhet të kenë opinione politike, atëherë mezi pres që ata të pezullojnë David Attenborough dhe Alan Sugar dhe të gjithë të tjerët që kanë prezantuar emisione të BBC-së, por bëjnë publike opinionet e tyre.”
Transmetuesit Jeff Stelling dhe Laura ëoods gjithashtu mbështetën Lineker. Dhe Mark Chapman dhe Dion Dublin janë larguar nga detyrat e radios BBC 5 Live në shenjë solidariteti.
Ç'ka ndodhur? Lineker nuk do të prezantojë "Ndeshjen e Ditës" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Twitter' që krahasonte planet e qeverisë për migrimin me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker, çështja e emigrantëve e gjitha ishte një "politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30". Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte "e zhgënjyer" me komentet e ish-futbollistit.