“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Tre të rinjtë që tentuan të digjnin 16-vjeçaren në Tiranë me benzinë kanë dalë para gjykatës ditën e sotme. • Ardit Çela, Enea Xhori dhe Dean Matja kanë marrë masën e sigurisë që u është caktuar nga Gjykata paraditen e sotme. • Për të dashurin e 16-vjeçares Ardit Çela, gjykata e ka lënë në arrest me burg. Ndërsa për dy shokët e tij u është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. • Gjatë seancës së sotme, Çela i ka mohuar të gjitha akuzat për dhunim dhe tentativë vrasje. Ai ka deklaruar se me të renë ka dashur që të sqarohet dhe që thjesht ka tentuar që ta trembë atë. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë në Tiranë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Tre të rinjtë që dhunuan dhe tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare kanë dalë para Gjykatës në Tiranë. Mësohet se gjatë seancës së sotme, është caktuar masa e sigurisë për të dashurin e 16-vjeçares si dhe për dy shokët e tij.
Në arrest me burg është lënë Ardit Çela, ndërsa për dy shokët e tij Enea Xhori dhe Dean Matja është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Gjatë seancës së sotme, Çela ka mohuar akuzat e tij se tentoi që të digjte të renë, duke thënë se shkoi vetëm për tu sqaruar me atë. Po ashtu ai ka theksuar se ai thjesht ka dashur që ta trembë atë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë. Ka qënë e mitura ajo e cila bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj. Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t'ia arrinin qëllimin që kishin.
TIRANË-Gjykata e Tiranës la ditën e sotme në 'arrest me burg', Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari Enea Xhori dhe 17-vjeçari Dean Matja janë lënë nën masën detyrim paraqitje. Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish të dashurës, duke rekrutuar dy shokët e tij. Mbi Ardit Çelën dhe Dea Matjan rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Enea Xhori akuzohet për përkrahje të krimit.
Ata dhunuan të miturën jashtë një pallati e më pas tentuan ta djegin me benzinë.
TIRANË- Personat në foto janë tre të rinjtë të cilët tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë. Enea Hoxha, Ardit Çela dhe personi me inicialet D.M, shihen kokë ulur përballë togave të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.
Ka qënë e mitra ajo e cila bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj.
Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t'ia arrinin qëllimin që kishin.