LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari Alfred Dedja, autori kunat me Altin Hajrin, detaje nga dinamika e ngjarjes (EMRAT)

• Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali në Ndroq. • Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Alfred Dedja. • Mësohet se viktima ka qenë klient në një lokal në zone ndërsa autori është futur në lokal me armë dhe ka qëlluar Dedjan dhe më pas është larguar. • Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës. • Në lidhje me ngjarjen policia ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:30. • Policia gjithashtu ka bërë me dije se është identifikuar autori ndërsa po punohet kapja e tij. • Dyshohet se autori i vrasjes është Julian Gjoshi. • Mësohet se autori është futur brenda ambienteve të lokalit dhe viktima ka qenë i ulur në një tavolinë. • Më pas autori është ulur në një tavolinë tjetër përballë Dedjas. • Më tej raportohet se 50-vjeçari është ngritur dhe ka shkuar të flasë me 27-vjeçarin Julian Gjoshi ku më pas kanë debatuar. • Gjatë debatit Gjoshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Dedjas. • Sipas raportimeve autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin. • Pas ngjarjes së rëndë 27-vjeçari është larguar me një mjet tip "Benz" të zi. • Mësohet se autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit. • Hajri është një emër i njohur i botës së krimit ndërsa edhe kunati i tij gjithashtu nuk nuk është emër i panjohur për Policinë. • Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje. • Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. • Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. •Por lirimi i tij rezulton të jetë bërë për shkak të lidhjeve që kishte kunati i tij, Altin Hajri me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. • Edhe viktima Dedja në vitin 2014, është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. • Dedja rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. • Gjithashtu Dedja në vitin 2017, është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. • Më tej bëhet me dije se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak.

17 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

E ruajti 50-vjeçarin dy orë para vrasjes/ Julian Gjoshi qëlloi disa herë, vetëm dy plumba e kapën Alfred Dedjan në trup, gjendet edhe një predhë në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistruar pasditen e sotme në Ndroq ku mbeti viktimë 50-vjeçari, Alfred Dedja. Mësohet se një prej dëshmitarëvë ka rrëfyer se dy orë para vrasjes ka parë autorin Julianin Gjoshin në zonë dhe e ka përshëndetur. Nga kjo deklaratë dyshohet se autori ka qenë duke ruajtur lëvizjet e viktimës. Sipas raportimeve është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup Dedjan. Në vendngjarje është edhe gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.

Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.  50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak

1 MUAJ ME PARE

Nuk e nxori fare armën/ Julian Gjoshi qëlloi 50-vjeçarin nga xhepi i xhupit, ky është 27-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Julian Gjoshi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Nga detajet e reja mësohet se viktima ishte në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi. 

Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Nga kjo deklaratë dyshohet se autori ka qenë duke ruajtur lëvizjet e viktimës. Sipas raportimeve është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup Dedjan. Në vendngjarje është edhe gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

1 MUAJ ME PARE

MESAZHET/ Si ndërhyri Jyrgis Çyrbja për të ndihmuar Julian Gjoshin të dilte nga burgu

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Altin Hajri dhe Jyrgis Çyrbja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shkuarën e autorit të vrajses së 50-vjeçarit, Alfred Dedja. 27-vjeçari, Julian Gjoshi ekzekutoi ditën e sotme me dy plumba Dedjan ndërsa mësohet se ai nuk është emër i panjohur për policinë. Gjoshi në vitin 2021 u arrestua për armëmbajtje pa leje ndërsa ky arrestim vuri në "lëvizje" të afërmit e tij që të dilte nga burgu.  Gjoshi është kunat i Altin Hajri ndërsa ai është një person i njohur në botën e krimit ndërsa ka patur lidhje edhe me ish-deputetin, Jurgis Çyrbja. Një bisedë e zbardhur në "SKY ECC" mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit socialist është zbuluar se si Julian Gjoshi arriti ti shpëtonte burgut.

Hajri i kishte kërkuar ndihmë Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa leje dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore. Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia. 

“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më pas, Altin Hajri shprehet se është i gatshëm të paguajë akoma më shumë që çështja të mbyllet ndërsa nuk harron ti dërgojë të fala mikut të Çyrbes të cilin e quan Olsi. 

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjykata vendosi 21 ditë burg për Gjoshin edhe pse ishte arrestuar me një armë luftarake në makinë. Argumentimi i gjykatësit ishte se nuk kishte dalë ende rezultati i aktit të ekspertimit balistik të pistoletës së sekuestruar nga policia. Vonesa e aktit të ekspertimit bëri që gjyqi ndaj Gjoshit të zhvillohej teksa ai ishte i lirë. Në bisedat e tjera të zbardhura Hajri falenderoi ish-deputetin si edhe një prokuror me emrin Olsi. Më tej nga bisedat i la porosi Çyrbjes t’i merrte masat teksa shtoi tia merrte me stil dhe ti qepte dy kostume dhuratë.

“…Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…” i shkruan Jurgis Çyrbes, Altin Hajri. Ndër të tjera personi në kërkim Hajri i shkruan, Jurgis Çyrbjas, si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Brenda 21 ditëve në gjykatë shkoi akt-ekspertiza e armës që iu kap Julian Gjoshit dhe ajo rezultoi e rregullt. Në lidhje me çështjen prokurori kërkoi dënimin me 4 vite burg por gjykatësja, Shefkie Demiraj e konvertoi dënimin me 3 vjet shërbim prove. Pas vendimit Julian Gjoshi doli nga burgu. Ndërkohë tani në 2024 Gjoshi ka kryer një vepër penale akoma më të rëndë atë të vrasjes.

1 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në Ndroq/ Policia i gjen viktimës një pistoletë në trup, Alfred Dedja kishte punuar vite më parë te kompleksi i Altin Hajrit

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Viktima


TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar zbardhur në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në Ndroq. Raportohet se policia i ka gjetur viktimës një pistoletë në trup. Më tej bëhet me dije se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Ndërkohë autori është kunati i Altin Hajrit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.

Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

1 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me dy plumba, ky është Alfred Dedja që mbeti i vrarë në Ndroq

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Alfred Dedja

NDROQ- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Alfred Dedja që u vra ditën e sotme me armë zjarri brenda një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë. Ndërkohë autori Julian Gjoshi, është shpallur në kërkim nga policia. 

Gjithashtu dyshohet se shkak i vrasjes është bërë prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020. Po ashtu Alfred Dedja është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për vjedhje dhe trafik droge. 

1 MUAJ ME PARE

U ekzekutua brenda lokalit në Ndroq, trupi i pajetë i Alfred Dedjas dërgohet në morg, autori ende në arrati (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Viktima

TIRANË- Disa orë pas ekzekutimit të tij në një lokal në Ndroq, trupi i pajetë i Alfred Dedjas është tranportuar drejt morgut. Siç shihet edhe nga fotot grupi hetimor dhe ekspertët ka marrë trupin e pajetë të 50-vjeçarit për ta çuar drejt morgut ku do të kryhen veprimet e tjera proceduriale dhe ekzaminimet mjeko-ligjore. Ekspertet e kriminalistikës dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes ku kanë bërë këqyrjen paraprake të vendngjarjes.


Të veshur me kostumin e bardhë të ekspertit dhe të ndihmuar nga efektivë civilë, punonjësit kanë tranportuar me barelë trupin e pajetë te Dedjas. Viktima është mbuluar me çarçaf të bardhë ndërsa siç shihet nga fotot është futur në mjet dhe është dërguar në morg. Në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi. Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. 

Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alfred Dedjas/ Julian Gjoshi u ul përballë tavolinës së 50-vjeçarit, pas një debati mes tyre 27-vjeçari e qëlloi për vdekje

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Detaje të reja të reja janë zbardhur në lidhje vrasjen 50-vjeçarit, Alfred Dedja e cila u regjistrua pasditen e sotme në ambientet e një restoranti në Ndroq. Nga detajet e reja bëhet me dije se në momentin që autori është futur brenda ambienteve të lokalit viktima ka qenë i ulur në një tavolinë. Më pas autori është ulur në një tavolinë tjetër përballë Dedjas.

Më tej raportohet se 50-vjeçari është ngritur dhe ka shkuar të flasë me 27-vjeçarin Julian Gjoshi ku më pas kanë debatuar. Gjatë debatit Gjoshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Dedjas. Sipas raporitmeve autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes së rëndë 27-vjeçari është larguar me një mjet tip "Benz" të zi.

1 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në Ndroq/ Alfred Dedja emër i njohur për policinë, 50-vjeçari autor i mbi 15 vjedhjeve dhe trafikant i lëndëve narkotike

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
pamje nga vendngjarja

NDROQ- Alfred Dedja i cili u ekzekutua ditën e sotme në një lokal në fshatin Ndroq nga Julian Gjoshi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për vjedhje dhe trafik droge. Dedja në vitin 2014, është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Gjithashtu 50-vjeçari është vënë në pranga në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Po ashtu Dedja rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Ndërkohë 50-vjeçari i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Gjithashtu Dedja në vitin 2017, është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Teksa në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

1 MUAJ ME PARE

Restoranti i rrethuar me shirit dhe forca të shumta policie/ Ekspertët e kriminalistikës në vendin ku u vra 50-vjeçari, vendosen letra në dritare për të bllokuar pamjen brenda lokalit (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga vendi ku mbeti i vrarë 50-vjeçari, Alfred Dedja. Në pamjet nga vendin e ngjarjes duket restoranti i rrethuar nga policia teksa grupi hetimor ndodhet brenda ambienteve ku ndodhir vrasja. Nga raportimet viktima u ekzekutua nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi. Mësohet se autori është futur në ambientet e restorantit ku ndodhej Dedja dhe më pas ka hapur zjarr drejt tij duke e lënë të vdekur. Më pas autori është larguar me një mjeti tip "Benz" të zi.


Siç shihet edhe nga pamjet policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes ndërsa në dritaret janë vendosur letra të bardha të cilat bllokojnë pamjen brenda restorantit. Gjithashtu efektive të shumtë janë në vendngjarje ndërsa restoranti është rrethuar me shirit të verdhë. 

Nga detajet e reja të publikuara bëhet me dije se autori është kunat i Altin Hajrit, një person i njohur i krimit. Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.  Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. Lirimi i tij erdhi pasi Hajri i kërkoi ndihmë ish-deputetit Jurgis Çyrbja që të ndërhynte që kunati i tij të dilte pa probleme.

Hajri i kishte kërkuar ndihmë Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia

1 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi sot Alfred Dedjan/ 27-vjeçari emër i njohur për policinë, kunat me Altin Hajrin, ja si u lirua nga burgu në vitin 2021

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Ndroq

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Alfred Dedja që tronditi pasditen e sotme Ndroqin. Mësohet se autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit. Hajri është një emër i njohur i botës së krimit ndërsa edhe kunati i tij gjithashtu nuk nuk është emër i panjohur për Policinë. Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.  Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. Por lirimi i tij rezulton të jetë bërë për shkak të lidhjeve që kishte kunati i tij, Altin Hajri me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Hajri i kishte kërkuar ndihmë Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia. Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij. Ndërkohë sot Gjoshi ka kryer një akt akoma më të rëndë atë të vrasjes.

1 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Alfred Dedjas në Ndroq, në lokal kishte edhe klientë të tjerë gjatë të shtënave, u larguan të tmerruar

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
pamje ku ndodhi ngjarja

NDROQ- Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja në Ndroq të Tiranës, ku humbi jetën Alfred Dedja. Gjithashtu Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin Julian Gjoshi nga Shijaku. 

Gjoshi ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar menjëherë mbi viktimën Dedja dhe më pas është larguar. Ndërkohë 50-vjeçari Alfred Dedja banonte shumë pranë vendit ku ndodhi krimi. Po ashtu në lokal në momentet e vrasjes ka pasur edhe klientë, që janë tmerruar nga ngjarja. Sakaq, klientët janë çuar dhe janë larguar me vrap.

1 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Ndroq, dalin pamjet nga restoranti ku ndodhi vrasja, policia rrethon vendin (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të tjera janë publikuar nga vendi ku u ekzekutua 50-vjeçari, Alfred Dedja. Siç shihet edhe nga pamjet policia ka rrethuar me shirit restorantin "Kështjella" në Ndroq. Nga raportimet mësohet se Dedja është vrarë brenda lokalit. Më tej bëhet me dije se autori Julian Gjoshi ështe futur në lokal dhe ka qëlluar drejt 50-vjeçarit e më pas është larguar me një "Benz" të zi.

 


Siç raportohet viktima është banor i zonës. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka të bëje me prishjen e pazareve të drogës. Gjithashtu është raportuar se autori 27-vjeçar ka lidhje familjare me Altin Hajrin. Ky i fundit njihet si një ndër të fortët e Durrësit.

1 MUAJ ME PARE

Detaje nga vrasja në Ndroq/ Dyshohet se shkak u bë prishja e pazareve të drogës, autori hyri në lokal e qëlloi dhe më pas u largua

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
pamje nga vendngjarja

NDROQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në fshatin Ndroq të Tiranës, ku humbi jetën Alfred Dedja. Mësohet se viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë. Gjithashtu autori është futur në lokal me armë dhe ka qëlluar Dedjan dhe më pas është larguar.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e vrasjes Julian Gjoshi, i cili është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë benz të zi(ML). Siç raportohet viktima është banor i zonës. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka te beje me prishjen e pazareve të drogës.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ndroq/ Reagon policia: 50-vjeçari u vra në një lokal! Autori është identifikuar, po vijon puna për kapjen e tij (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Ndroq. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 15:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në një lokal në Ndroq.

Më tej theksohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 50-vjeçari, Alfred Dedja. Policia gjithashtu ka bërë me dije se është identifikuar autori ndërsa po punohet kapja e tij. Dyshohet se autori i vrasjes është Julian Gjoshi. 

Njoftimi i policisë;

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ndroq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Ndroq

TIRANË- Një person ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Ndroq. Nga raportimet e deritanishme në afërsi të një lokali në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e te shtënave ka humbur jetën Alfred Dedja.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet edhe nga fotot në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe policia. Ende nuk ka detaje në lidhje se si ndodhi ngjarja ose shkaqet që sollën këtë ngjarje të rëndë.

1 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Ndroq, u vra në afërsi të një lokali, identifikohet viktima (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Ndroq. Një person mbeti i vrarë pas raportimeve për të shtëna në afërsi të një lokali në Ndroq.

Ndërkohë raportohet se viktimë e të shtënave ka mbeturAlfred Dedja. Ende nuk dihen shkaqet që sollën vrasjen e Dedjas ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. 

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Ndroq, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË-  Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Ndroq. Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur një person i vrarë.

Policia është nisur për në vendngjarje. Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në këte ngjarje të rëndë.

te shtena me arme zjarri ne ndroq

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji