LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit (EMRAT)

• Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja po zhvillojnë një aksion, të nisur rreth orës 03:00 të mëngjesit, me kontrolle në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin. • Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh. • Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. • Ky i fundit rezulton i zhdukur prej thuajse dy vitesh. • Kontrolle janë bërë edhe në banesat e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk, të cilët njihen si rivalë të Martinajt për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre. • Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër arreste teksa kontrollet me urdhër të SPAK po zhvillohen te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit si dhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën. • Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. • Po ashtu raportohet se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës. • Mësohet se ka pasur urdhër arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen "339", disa prej të cilëve nuk janë gjetur. • Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. • Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut. • Mësohet se urdhër arreste janë lëshuar edhe për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen. • Po ashtu mësohet se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionet dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për personazhet të botës së krimit, të cilët janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave në aplikacionet “Encro Chat” ose “Sky ECC”. • Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK është arrestuar dhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli si i dyshuar për veprimtari kriminale. • Po ashtu mësohet se janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij. Rreth këtij operacioni raportohet se SPAK ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. • Raportohet po ashtu se vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit. • Po ashtu raportohet se është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj “Kumbari”, më 4 prill 2021, apo dhe atentati i dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, të dyja në Shkodër.

22 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

U arrestua në Itali në kuadër të operacionit të SPAK/ Kush është Arian Tuku që tentoi të vrasë "Leksin e Druve", siguroi kushte edhe për vrasjen e Durim Bamit

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Arben Ndoka dhe Durim Bami

ITALI- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në kuadër të së cilit janë lëshuar gjithsej 50 urdhër arreste. Operacioni u shtri në disa qytete kryesore, si Lezhë, Krujë, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.

Operacioni kishte si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend ndërsa mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit në bashkëpunim me Interpolin në Itali u arrestua Arian Tuku.

36-vjeçari, Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Mësohet se Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

"Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDRKA.

Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal," njofton SPAK.

Tuku është dhëndri i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndokës  i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. "Leksi i Druve" ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

4 JAVE ME PARE

Në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
foto ilustruese

TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane.  Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali. 

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
altin morina

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s

Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. Morina u lirua nga qelia më 16 prill 2023. Asokohe para gjykatës, Morina deklaroi se paratë i kishte marrë nga një biznesmen, pak minuta para se të arrestohej.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Aksioni i SPAK për arrestimin e eksponentëve të njohur të krimit, dalin pamje të reja nga operacionet e zhvilluara në vend

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Operacionet

TIRANË- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në kuadër të së cilit janë lëshuar gjithsej 50 urdhër arreste. Operacioni u shtri në disa qytete kryesore, si Lezhë, Krujë, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.

Operacioni kishte si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend, vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ndarë pamje të reja nga opercioni si dhe është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar janë të pandalshme dhe po japin rezultate. Balla theksoi se përmes kësaj veprimtarie po rriten parametrat e sigurisë në komunitet si edhe po krijohet një trupë policore e denjë dhe me integritet.

Reagimi i plotë:

Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj.

Nga inofmacionet e deritanishme thuhet se janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij. Gjatë operacionit u vu në pranga biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, i afërm i Pëllumb Gjokës.

Urdhër arrestet e lëshuara nga GJKKO:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Altin Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Xhevi Ndoka.

4 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK, zbulohen emrat e 3 ish-efektivëve të policisë së Lezhës të shpallur në kërkim

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur tre emrat e ish-efektivëve të Policisë së Shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arreste në kuadër të operacionit të sotëm.

Në kërkim janë shpallur Erigert Mitri, i cili më herët ka pasur pozicionin drejtues i Policisë Lezhë, ish-efektivi Klodian Jashari dhe Altin Morina, ish-efektiv i RENEA.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëdhuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Shpallet në kërkim një ish- zyrtar i lartë i policisë në Lezhë dhe një ish-specialist i RENEA-s

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
spak

TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK. Një ish-zyrtar i lartë policie në Lezhë edhe një ish-specialiist i forcave RENEA janë shpallur në kërkim, sipas gazetares Klodiana Lala. 

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale.

Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Zbardhen detaje, shtohen akuzat ndaj tre personave të botës së krimit (EMRAT)

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
SPAK

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja "Metamorfoza 2".

Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar edhe akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera. Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

"Ish-kreu i bandës së Durrësit i prangosur në Spanjë!" Operacioni i SPAK/ Urdhër arresti edhe për Lulzim Berishën

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Lulzim Berisha

TIRANA- Lidhur me operacionin e sotëm të zhvilluar me urdhër të SPAK mësohet se është lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha. Po ashtu bëhet me dije se 2 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest, në kuadër të operacionit të SPAK, ndodhen në Spanjë. Ish-kreu i bandës së Durrësit, i cili ishte në kërkim prej 2022, u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023. Ai fshihej në Spanjë me letra bullgare dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

Në vitin 2016, Lulzim Berisha arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Në vitin 2016, Lulzim Berisha arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.

Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm. Në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, ai u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas.

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Pamje nga operacioni i SPAK, RENEA në kërkim të eksponentëve të krimit (EMRAT)

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Pamje nga operacioni i SPAK

TIRANË - Një operacion është zhvilluar këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në kuadër të së cilit janë lëshuar gjithsej 49 urdhër arreste. Operacioni është shtrirë në disa qytete kryesore, si Lezhë, Krujë, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.

Operacioni ka si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend, vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

 

Nga inofmacionet e deritanishme thuhet se janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij. Gjatë operacionit u vu në pranga biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, i afërm i Pëllumb Gjokës.

Urdhër arrestet e lëshuara nga GJKKO:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Altin Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Xhevi Ndoka.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

4 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga armiqtë deri te kontrolli i banesës në Fushë-Kuqe, SPAK "në këmbë" për Ervis Martinajn

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Ervis Martinaj

KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK ka lëshuar sot disa urdhër arreste, pas zbardhjes së disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Mësohet se SPAK ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022.

Raportohet se vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit. Po ashtu raportohet se është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj “Kumbari”, më 4 prill 2021, apo dhe atentati i dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, të dyja në Shkodër.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamjet e momenteve nga operacioni ku shihen furgonë policie apo dhe forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja teksa ushtrojnë kontrolle dhe zbatojnë urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.

4 JAVE ME PARE

FOTOT/ Policia 'blindon' zonën e Shkozetit, kontollet në banesën e 'Visit të Pojës’

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
POlicia

DURRËS- Policia ka zbarkuar sot në Shkozet të Durrësit, për arrestimin e Ervis Doçit, një emër i njohur në botën e krimit në vend. Doçi është një personazh i skeduar dhe nga operacioni Forca e Ligjit dhe njihet ndryshe si Visi i Pojës. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga BalkanWeb, furgonë policie ndodhen në hyrje të lagjes së Doçit, ndërsa po ushtrohen kontrolle në banesën tij.

Kontrolle me urdhër të SPAK po zhvillohen te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit si dhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Po ashtu raportohet se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës.

4 JAVE ME PARE

“Kokat” e bandës së Shijakut në shënjestrën e SPAK, urdhër arreste për Astrit dhe Altin Avdylajn

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Vëllezërit Avdylaj

SHIJAKU- Lidhur me operacionin e sotëm të zhvilluar me urdhër të SPAK, janë lëshuar urdhër arreste ndaj dy vëllezërve, kokat e bandës së Shijakut, Astrit dhe Altin Avdylaj. Mësohet se hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza lidhur me lëndët narkotuke, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit. Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin.

Ndërkohë, operacioni i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” arrestoi plot 22 persona. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të drejtuara nga Shijaku e Maminasi, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Në krye të tyre ishte i njohuri Astrit Avdyli ose ndryshe Astrit Balliu që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për këtë çështje janë nisur që në dhjetor të vitit 2016.

Hakmarrja vijoi pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Në fillim të vitit 2019, VOA dhe BIRN bënë një investigim të dosjes 339, ku u fokusua tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017. I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

4 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Shoqërohet në polici vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Armando Ndreca dhe Eduard Ndreca

TIRANA- Lidhur me operacionin e zhvilluar sot me urdhër të SPAK janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij. Pas arrestimit disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua më 13 prill.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi "arrest me burg" për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke e lënë me caktimin e masës “detyrim paraqitje”.

 

4 JAVE ME PARE

EMRI/ Operacioni i SPAK, arrestohet biznesmeni nga Velipoja

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

VELIPOJA- Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK është arrestuar dhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli si i dyshuar për veprimtari kriminale. Mësohet se Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. 

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie. Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës të cilat nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. 

 

4 JAVE ME PARE

EMRAT/ Nga vëllezërit Duka te ish-deputeti Ndoka, kush janë “kokat” e synuara nga operacioni i SPAK

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

TIRANA- Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK, janë zbuluar disa nga emrat për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Mësohet se në listë janë vëllezërit Duka, Erlis dhe Leonard Duka, vëllezërit Durim dhe Valter Bami, Endrit Dokle, Plaurent Dervishaj dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka. Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh.

EMRAT:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doqja

Arben Ndoka

Xhevi Ndoka

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

4 JAVE ME PARE

Zbulimi i bisedave në “SKY ECC” dhe “Enchro Chat” arsyeja? Çfarë ndodhi me operacionin e urdhëruar nga SPAK

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionet dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për personazhet të botës së krimit, të cilët janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave në aplikacionet “Encro Chat” ose “Sky ECC”.

Mësohet se kontrollet janë kryer në disa qytete me fokus personazhet e botës së krimit. Personat për të cilët është lëshuar urdhër arrest janë të akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.

Mësohet se ka pasur urdhër arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen "339", disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Nga ana tjetër janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtarë të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.



4 JAVE ME PARE

EMRAT/ Operacioni i SPAK, mes urdhër arresteve, kunati i Lulzim Berishës dhe rivali i Ervis Martinajt

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

TIRANA- Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK, janë zbuluar disa nga emrat për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Mësohet se urdhër arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Endrit Doklen.

Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh. Gjithashtu, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK. 

4 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Arben Ndoka

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Hetimet patën zbuluar se vëllai i Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, ishte i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

4 JAVE ME PARE

"Dosja 339 dhe kundërshtarët e Ervis Martinajt", atentate dhe grupe kriminale, kush ishte shënjestra e operacionit të SPAK?

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Të tjera etaje kanë dalë në lidhje me aksionin i cili ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Bëhet me dije se ky operacion lidhet me një sërë atentatesh.

Mësohet se ka pasur urdhër arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen "339", disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Po ashtu raportohet se zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Nga ana tjetër janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtarë të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

4 JAVE ME PARE

RENEA dhe FNSH në operacion, kontrolle edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Ervis Martinaj

KURBIN- Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja po zhvillojnë një aksion me kontrolle në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej thuajse dy vitesh.

Më parë u raportua se kontrolle janë bërë edhe në banesat e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk, të cilët njihen si rivalë të Martinajt për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre.

4 JAVE ME PARE

Disa urdhër arreste nga SPAK, aksion për kapjen e disa personave në qytete të ndryshme

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto ilustruese

TIRANA- Një operacion i zhvilluar në disa qytete ka nisur mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK. Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër arreste. Aksionet po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël, Durrës.

Kontrolle me urdhër të SPAK po zhvillohen te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit si dhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Po ashtu raportohet se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës.

4 JAVE ME PARE

Kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt, FNSH dhe RENEA aksion "blic" në disa qytete

Nga zhdukja e Martinajt tek vrasja e Pllanajt, SPAK godet elitën e krimit
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja po zhvillojnë një aksion e në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Raportohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk edhe në banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj. Për këtë operacion pritet të jepen detaje në vijim nga Policia e Shtetit.

spak ervis martinaj

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme